Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e së hënës në Mat.
Sipas policisë, shtetasi Ylber Xhepavdia ka humbur kontrollin e mjetit të tij Benz dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përplasur 4 këmbësorë.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital ku po marrin ndihmë, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vetë drejtuesi i mjetit u largua nga veni i ngjarjes, por mësohet se pak më parë është vë në pranga nga policia.
"Në vijim të informaciont paraprak, ku në vendin e quajtur 'ish grumbullimi', në Burrel, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip "Benz", aksidentoi 4 shtetas (këmbësorë), dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, si rezultat i veprimeve hetimore dhe intensive të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe shërbimet e Policisë Rrëshen, u bë i mundur lokalizimi i vendodhjes, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit Y.Xh., 28 vjeç, banues në Mat.
Gjithashtu, u bë shoqërimi në Komisariat i shtetasit A.B., i cili me automjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit shtetasin Y.Xh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje