TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Prill 2024, 11:51

Laboratori i falsifikimeve në Yzberisht/ Si u zbulua grupi kriminal, skema e mashtrimit që përdornin

Shkruar nga Pamfleti

Laboratori i falsifikimeve në Yzberisht/ Si u zbulua grupi kriminal, skema

Grupi kriminal i cili falsifikonte certifikata e dokumenta të tjera të institucioneve shtetërore, u zbulua falë përgjimeve dhe pas informacioneve që Krimi Ekonomik kishte marrë për veprimtarinë kriminale.

Sipas burimeve, dy të arrestuarit Çlirim Bregu dhe Arben Rushiti, prej kohësh kishin arritur të ngrinin skemën e mashtrimit të falsifikimit, kryesisht të certifikatave të pronësisë së tokës dhe dokumenteve të martesave që klientët do i përdornin jashtë shtetit përfitime dokumentash.

Ka shumë raste ku të arrestuarit kundrejt pagesës kanë tjetërsuar prona apo kanë zgjeruar kufijtë, kryesisht në Kashar dhe Kamëz, por nuk mungojnë edhe rastet nëpër zona të tjera.

Dokumentet e sekuestruara po verifikohen nga Krimi Ekonomik. Ndërkohë, vulat që u gjetën prodhoheshin nga vetë Bregu e Rushiti dhe i përkasin shumë institucioneve.

falsifikime krimi ekonomik

Lini një Përgjigje