TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2025, 11:53

Era e rëndë shqetësoi fqinjët, gjendet i pajetë në apartamentin e tij 70-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Era e rëndë shqetësoi fqinjët, gjendet i pajetë në

Një 70-vjeçar, i identifikuar si Ali Korreshi, u gjet i pajetë në apartamentin e tij në në lagjen Loni Dhamo të qytetit të Lushnjes.

Nga raportimet mësohet se viktima jetonte i vetëm, ndërsa bashkëshortja dhe vajza e tij ndodhen jashtë shtetit.

Alarmi u dha nga banorët e pallatit, të cilët njoftuan Policinë pasi nga banesa e të moshuarit kishte filluar të ndihej një erë e rëndë.

Ata kishin gjithashtu disa ditë që nuk e kishin parë të dilte jashtë dhe dyshuan për më të keqen.

Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po presin ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Lini një Përgjigje