TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Nëntor 2023, 20:28

Ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador/ Publikohen pamjet e makinës, 53-vjeçari u qëllua me 8 plumba (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador/ Publikohen pamjet e makinës,

Publikohen pamjet e automjetit ku u vra 53-vjeçari Arjanit Rizaj në Ekuador. Mediat vendase raportojnë se ai u ekzekutua brenda në makinë, teksa ishte duke pritur bashkëshorten.

Sipas tyre, ndaj tij është qëlluar me 8 plumba duke e lënë fillimisht të plagosur. Ai dërgua në spital, por 40 minuta më pas ka ndërruar jetë.

Në parkingun e spitalit Luis Vernaza, agjentët e kriminalistikës gjetën tetë gëzhoja 9 mm dhe një plumb të deformuar. Kjo do të thotë se ai është vrarë me një karikator të tërë pistolete.

Në qershor 2022, në të njëjtin parking, Policia arrestoi 18 persona, disa të armatosur, të lidhur me një organizatë kriminale. Ndërkohë janë publikuar dhe pamjet e automjetit.

 

Lini një Përgjigje