
Detaje të reja janë zbardhur nga tritoli në Sarandë, ku 58-vjeçari Isuf Jaçaj humbi jetën në makinën e tij.
Mësohet se në lidhje me atentatin janë shoqëruar në polici mbi 10 persona. Dyshohet se atentati u krye nga dy persona. Policia ka marrë në pyetje edhe banorë të lagjes nr. 3.r
58-vjeçari do të përcillet sot në orën 15:00 në banesën e fundit në varrezat e qytetit të Sarandës.
Isuf Jaçaj humbi jetën mbrëmjen e të shtunës në Sarandë, pas tritolit që iu vendos makinës së tij. Viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte babai i Klaus Jaçajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025.
Lini një Përgjigje