TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2023, 15:49

Ekzekutimi i Aleksandër Zakës, mediat greke: Ngjan si thriller, 51-vjeçari pa precedent penal në dy vendet

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Aleksandër Zakës, mediat greke: Ngjan si thriller,

Mediat greke e kanë cilësuar si thriller vrasjen e emigrantit shqiptar Aleksandër Zaka që u gjet i qëlluar me plumb në kokë teksa ishte ulur në karrige, mesditën e së shtunës, 12 gusht 2023, në ishullin e Salaminës pranë Athinës.

“Revista e Athinës” shkruan se Zaka nuk kishte asnjë precedent kriminal të regjistruar në Shqipëri apo Greqi. Ai është qëlluar me armë në kokë në banesën e tij nga një person që u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shqiptari është gjetur i vdekur nga miku i tij, i cili ka lajmëruar menjëherë autoritetet. Autori i vrasjes dyshohet të jetë një shqiptar, por nuk dihen ende arsyeja e vrasjes dhe rrethanat e ngjarjes.

Mediat shkruajnë se 51-vjeçari nga Lushnja, kishte 15 vite pa ardhur në Shqipëri dhe se lidhur me ngjarjen është shoqëruar dhe marrë në pyetje miku i viktimës Fatjon Pjetri.

aleksander zaka vrasje thriller

Lini një Përgjigje