
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kanionin e Langaricës në Përmet ku një turist ka humbur jetën.
Bëhet me dije se viktima, ishte një shtetas gjerman i cili kishte shkuar për të eksploruar kanionin.
Viktima ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në lumin e Langaricës, i cili kishte dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Gjithashtu mësohet se rrezikohet edhe jeta e turistëve të tjerë në këtë kanion.
Sakaq, në vendin e quajtur Mulliri i Bënjës policia ka zbuluar turistin e huaj të pajetë të cilin e ka transportuar në spitalin e qytetit.
Policia dhe forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet kanë shkuar në vendngjajre dhe po punojnë për shpëtimin e turistëve të tjerë.
Lini një Përgjigje