TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Nëntor 2024, 19:01

E rëndë në Fier, 18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Fier, 18-vjeçarja vetëplagoset me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit në lagjen “Liri Gero”. Një 18-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri.

Adoleshenjta është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet që çuan 16-vjeçaren të kryente aktin e rëndë.

Rreth orës 17:30, shtetasja A. G., rreth 18 vjeçe, banuese në Fier, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, e dëmtuar me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën (paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë).

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit”, tha policia.

Lini një Përgjigje