TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Gusht 2025, 17:50

Dyshohet si vrasës i Renato Hoxhajt, rumuni u prezantua si kapiten anijesh; iu deshën 6 orë për tu arratisur drejt Greqisë

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet si vrasës i Renato Hoxhajt, rumuni u prezantua si kapiten anijesh;

Ditën e ngjarjes në orën 04.47 minuta, Cornea zbret nga automjeti Land Rover dhe pasi mbyll dhe siguron me pult dyert e automjetit fillon ecjen më këmbë ku i bën një xhiro të gjithë lagjes...

Rumuni Daniel Cornea, i cili sipas policisë së Vlorës, dyshohet se është autor i vrasjes së Renato Hoxhajt rezulton se ka hyrë në Shqipëri me datën 21 Prill në orën 17:44 rreth 6 ditë para vrasjes së vlonjatit.

Sipas gazetarit të OraNews, Edison Vatnikaj, është konstatuar se rumuni ka hyrë nga territori grek në atë shqiptar në këmbë, nga pika e Kalimit Kufitar të Qafë Botës.

Rumuni 53-vjeçar, sapo hyn në territorin shqiptar, ka hipur në një taksi ku i ka kërkuarit shoferit ta çojë në Vlorë.

Sipas deklarimeve të shoferit të taksisë, Cornea ka folur në gjuhën greke, duke i ka treguar se jeton në Athinë. Në bisedë e sipër Daniel Cornea ka treguar se ai ka punuar si kapiten anije dhe është i pamartuar.

Gjatë rrugës taksisti nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe i ka thënë që do ta çonte deri në Shijan-Sarandë dhe në Vlorë do ta çonte një taksist tjetër. Në Shijan ai ka zbritur dhe e ka marrë taksisti tjetër deri në Mavronat.

Ditën e ngjarjes në orën 04.47 minuta, Cornea zbret nga automjeti Land Rover dhe pasi mbyll dhe siguron me pult dyert e automjetit fillon ecjen më këmbë ku i bën një xhiro të gjithë lagjes.

Kamerat kanë konstatuar lëvizjen e tij nga lagjja “Hajro Cakërri” dhe me pas tek prokuroria, poliklinika e deri ku ai është futur në rrugicën ku ka kryer vrasjen ndaj Renato Hoxhajt.

Pasi ka shkrepur armën 4 herë ai ka lëvizur në disa lagje më në afërsi të vendit të ngjarjes ku dhe më pas ka shkuar të makinë Land Rover,  e cila ishte e parkuar në rrugën Isa Boletini. Ky është momenti ku vrasësi rumun ka marrë arratinë.

Me makinën Land Rover ka përshkruar disa rrugë të qytetit për të dal me pas nga Porti Detar pranë Universitetit dhe më pas në drejtim të fshatit Babicë.

Nga kamerat rezulton se autori ka marrë rrugën drejt Sarandës dhe në orën 11:00 ndodhet në vendin e quajtur "Posta Ksamil".

Ai parkon mjetin dhe nga makina nxjerr një çantë rrobash. Pas 50 minutash, shkon në këmbë në "Qafë Botë".

Ai kalon sportelin e regjistrimit, lëviz në këmbë për në drejtim të territorit të shtetit grek.

Vrasja e Renato Hoxhajt dyshohet se është porositur nga Dubai, ndërsa mendohet se shkak i vrasjes mund të jetë loja e dyfishtë që viktima ka bërë mes grupeve rivale kriminale.

Tre ditë më parë lidhur me vrasjen e Hoxhajt është arrestuar edhe Kleanth Bylyku allias Armando Gega, 42 vjeç. Ky i fundit u arrestua teksa po udhëtonte me një mjet tip Audi të bardhë, ndërsa Forcat Operacionale ndërhynë për ta vënë në pranga.

Bylyku nuk është një emër i panjohur për blutë e Vlorës pasi rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Gjykata e Vlorës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, i dyshuar per veprën penale “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Në vijim të hetimeve, bazuar mbi provat e siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 30.07.2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin K. B., alias A. G., 42 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç", njoftonte Policia e Vlorës. 

Për vrasjen e Hoxhajt, më datë 30 prill u arrestua edhe Eris Mehmetaj, i akuzuar si bashkëpunëtor. Mehmetaj dyshohet se ka siguruar automjetin me të cilin autori ka lëvizur në Vlorë ditën e ngjarjes.

Lini një Përgjigje