Ka shkuar në dy numri i personave të arrestuar në lidhje me plagosjen e Jukled Abazit.
Ngjarja në fjalë ndodhi më 2 gusht.
Policia njoftoi se në pranga ra shoku i tij, Andi Gurra, 26-vjeç.
Ai së bashku me Xhonatan Qerimin, i arrestuar më herët, dyshohet se ndihmuan autorin të largohet nga vendi i ngjarjes pas aktit kriminal.
Personi që policia e konsideron si autor të dyshuar të ngjarjes Klejvis Caka (Lusha).
Abazi u qëllua teksa ndodhej brenda makinës së tij. Më pas ai u largua nga mjeti dhe u gjet nga kunati që e transportoi në spitalin e Traumës me një plumb në këmbë.
Lini një Përgjigje