TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2024, 12:11

Dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren, arrestohet 27-vjeçari nga Fieri

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren,

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë vunë në pranga shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Fier, pasi ka kallëzuar një shtetase se 27-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj, 12 vjeçe. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi”, njofton policia. 

Ka qenë nëna e vajzës 12-vjeçare ajo që ka kallëzuar në polici për rastin, teksa ende nuk dihen më shumë detaje.

Policia vijon veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi.

fier arrestim

Lini një Përgjigje