TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2025, 11:33

Dogjën të gjallë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, Apeli kthen për rigjykim çështjen ndaj Marjeta Karajt dhe Gazmir Ngotës; detaje nga krimi makabër

Shkruar nga Pamfleti

Dogjën të gjallë 61-vjeçarin për 10 mijë euro,

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka prishur vendimin e shkallës së parë për Marjeta Karajn, e cila ishte dënuar me 22 vite burg.

I biri i saj, i cili është në kërkim, ishte dënuar me 25 vite, ndërsa Gazmir Ngota me 22 vite heqje lirie. Ata akuzohen për kryerjen e masakrës së vitit 2017, ku viktima Menduh Kurtdedja u dhunua dhe u vra duke u djegur me benzinë.

Vendimi u prish pasi gjykata e shkallës së parë kishte rrëzuar akuzat ndaj të dyshuarve në mënyrë të gabuar. Çështja do të rigjykohet në shkallën e parë me një trupë të re gjykuese. Ky zhvillim hap mundësinë për një rishikim të plotë të ngjarjes.

Dënimi nga Gjykata e Tiranës:

Marjeta Karaj- 22 vite; Besmir Karaj- 25 vite dhe Gazmir Ngota – 22 vite.

Krimi makabër

Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga hetimet rezultoi se Marjeta Karaj, e punësuar si sekretare në një OJF ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme me të ndjerin, në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve të shoqatës.

Në 2017 djali i saj, shtetasi Besmir Karaj dhe miku i tij, i pandehuri Gazmir Ngota, me kërkesë të shtetases Marjeta Karaj, kanë marrë të ndjerin në makinë dhe e kanë transportuar në Kodër Shupal.

Aty e kanë lidhur dhe ushtruan presion për kthimin e një borxhi që Marjeta pretendonte se i ndjeri i kishte. Në momentin që viktima ka mohuar borxhin dy personat i kanë vënë flakën.

Kufoma e Menduh Kurtdedës u gjet më 16 Maj 2017 në vendin e quajtur Kodër Shupal, Zall-Bastar Tiranë.

Lini një Përgjigje