TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2024, 11:50

Dhunoi për vdekje Egli Progën në Pogradec, mbërrin në gjykatë Denis Meçe

Shkruar nga Pamfleti
Dhunoi për vdekje Egli Progën në Pogradec, mbërrin në
Viktima-Autori

Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës Denis Meçe, autori i dyshuar i vrasjes së Egli Progës në Pogradec.

Në ambientet e gjykatës kanë mbërritur gjithashtu dhe 3 shtetasit e tjerë të arrestuar për moskallëzim krimi, konkretisht Voltan Shulku, Arian Manellari, Leonidha Guçe.

Dhunoi për vdekje Egli Progën në Pogradec, mbërrin në

Krimi ndodhi pasditen e së shtunës në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit, ku Egli Progna u dhunua barbarisht nga Meçe, ndërsa ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Në ambientet e jashtme të godinës ndodhen edhe familjarë të viktimës, mes tyre motra e Egli Progës, e cila kërkonte të shikonte autorin e dyshuar të krimit dhe të arrestuarit e tjerë.

Familja e viktimës ka pretenduar se policia ka fshehur vrasjen e 42-vjeçarit, duke deklaruar se Elgi Proga kishte vdekur pasi është rrëzuar në rrugë në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë deklaruar se në vrasjen e tij nuk është përfshirë vetëm një person, por hedhin akuza për krim të ndodhur në bashkëpunim.

Lini një Përgjigje