TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2024, 11:30

I akuzuar për tentativë vrasje dhe grabitje me armë, lihet në burg Spartak Çela

Shkruar nga Pamfleti

I akuzuar për tentativë vrasje dhe grabitje me armë, lihet

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Spartak Çelën, i arrestuar nga policia pak ditë më parë, pas 4 vitesh në kërkim.

Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj Spartak Çelës masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndaj tij rëndojnë katër akuza “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”

Ai u arrestua më 11 Gusht dhe akuzohet se në datën 20 gusht 2020 për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin me iniciale A. Sh. Ngjarja ndodhi në një lokal në Velçan të Mokrës, ku qëlloi me kallashnikov drejt disa personave. Gjithashtu, disa muaj më parë Spartak Çela kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike.

Policia e arrestoi në fshatin Velçan të Pogradecit, pasi policia u informua se i shpalluri në kërkim u kthye në banesën e tij.

PRECEDENTET

“Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar dy herë masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg,” për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”

Në datën 20.08.2020, ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. Sh.

Në datën 25.04.2024, shtetasi S. Ç., pasi është konfliktuar me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij dy aparate celularë dhe një orë dore”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje