TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2024, 10:50

148 kg kokainë nga Ekuadori në Zvicër, zbardhen emrat e 3 shqiptarëve që u kapën në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Për llogari të krimit të organizuar, tre shqiptarët, duhet t’i dorëzonin dikujt (në dëshminë e tyre nuk e specifikuan se kush ishte personi që do të merrte sasinë e drogës) kokainën me vlerë dhjetëra miliona euro, e cila ishte e ndarë në 139 pako me peshë afërsisht 1.1 kg secila.

148 kg kokainë nga Ekuadori në Zvicër, zbardhen emrat e 3
Droga e sekuestruar

Është zbardhur identiteti i 3 shtetasve shqiptarë të kapur në Portin e Livornos në Itali, në tentativë për të nxjerrë 148 kg kokainë nga një kontejner me banane i mbërritur nga Porti i Guakakilit në Ekuador.

Siç zbulojnë mediat italiane, shqiptarët e arrestuar janë ata janë vëllezërit shqiptarë Ylber dhe Napolon Arshi, 37 dhe 35 vjeç, dhe Goliano Zhupa, 30 vjeç.

Tre shqiptarë ishin nisur nga Shqipëria drejt Livornos për të pritur një sasi kokaine prej afro 150 kilogramësh për llogari të krimit të organizuar.

Ata duhet t’i dorëzonin dikujt (në dëshminë e tyre nuk e specifikuan se kush ishte personi që do të merrte sasinë e drogës) kokainën me vlerë dhjetëra miliona euro, e cila ishte e ndarë në 139 pako me peshë afërsisht 1.1 kg secila.

Emri i Napolon Arshit nuk është i panjohur për policinë shqiptare. Në vitin 2016, 37-vjeçari nga Lepenica e Vlorës, u shpall në kërkim nga policia e qytetit bregdetar pasi kishte qëlluar me armë në ajër duke kanosur një person.

Kush janë të arrestuarit?

Asnjë prej tyre nuk është rezident në Itali dhe nuk kishte dokumente identiteti, për këtë arsye hetuesit nuk e kishin të lehtë t’i identifikonin.

Kokaina ndodhej në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori dhe kishte destinacion një kompani me bazë në Zvicër.

Tre të arrestuarit kanë zgjedhur të heshin para hetuesve dhe nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me përfshirjen e tyre në këtë aferë. Ata ndodhen në paraburgim, në burgun e Sughere.

Udhëtimi

Ngarkesa e drogës e zbuluar nga policia ishte nisur nga porti ekuadorian i Guayaquil. Më pas anija, Cma CGM Exemplarity, kaloi Kanalin e Panamasë dhe u drejtua drejt Evropës. Kur mbërriti në Livorno, hetuesit po e mbanin nën vëzhgim. Brenda pak orësh, tre “korrierët” shqiptarë shkuan për të marrë sasinë e drogës, por përfunduan në pranga para se të kryenin detyrën.

 

ylber dhe napolon arshi

Lini një Përgjigje