Gazetari i kronikës, Xhevahir Zhabina ka treguar disa detaje nga banda e drejtuar prej Suel Çelës në Elbasan dhe ngjarjet kriminale të saj.
Sipas gazetarëve, Sueli është personazhi më 'i zgjuar' në krimin shqiptar, që korrupton në nivelin lokal, të gjithë gjyqtarët, njeh ligjet, ndihmon çdo anëtar, për të mos patur probleme me ligjin.
'Objektivi kryesor i organizatës janë tre, Ardjan Çapja, Bledar Muça, Elvis Korcari. Për ekzekutimin e Ardjan Capjas, organizatës së Suel Celës iu desh dy vite për ta vënë në zbatim. Për dy vite, identifikuan vendet ku shkonte objektivi, e survejuan. Por, Ardjan Çapja mundi të shpëtojë. Personi tjetër më i rëndësishëm ishte Bledar Muça, personi kryesor që merrej me trafikun e lëndëve narkotike dhe ishte i vendosur në Belgjikë. Për Bledar Muçën, grupi i Suel Celës ishte gati të paguante 500 mijë euro.
Ka patur edhe një tentativë për ta vrarë në Elbasan, ku do të inskenohej një sherr dhe aty do ta qëllonin, por zoti Muça nuk arriti të shkojë në vendngjarje.
I treti person është Elvis Korçari, ka një detaj interesant, ata kanë survejuar familjen Çapja, nga familja Capja ka dalë një ambulancë, dyshohej se ishte Ardjan Çapja aty dhe do të shkonte në Tiranë. Nuk është bërë i mundur ekzekutimi i Korçarit, që mendohej se ishte me Çapjan.
Në media u tha se Bujar Shega merrej me financat, por në fakt, ata janë pjesë, por janë të pavarur nga njëri-tjetri. Në dosje del që Bujar Shega është më i rëndësishëm në trafikun e narkotikëve.', tha ai.
Lini një Përgjigje