TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Nëntor 2024, 07:14

Vrasja e Martin Canit, drejtori i policisë rrëfen itinerarin që bëri autori dhe kush ia bëri foton me dorën e plagosur në makinë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Martin Canit, drejtori i policisë rrëfen itinerarin që

Zëvendësdrejtor i Krimit në Tiranë, Erion Ismaili rrëfeu itinerarin që bëri autori i vrasjes së Martin Canit, Mario Përlleshaj.

Ai tha se foton me dorën e plagosur në makinë ia bëri shoku i tij, i cili nuk ishte i përfshirë në ngjarje.

'Ka shkuar me monopoatinë tek qendra shëndetësore, më pas kanë marrë taksi, komunikon me babanë dhe ai i thotë të shkojë tek spitali ushtarak , foton e ka bërë në taksi, ia ka bërë një shoku i vet, nuk ka qenë i përfshirë në konflikt, e ka takuar në rreth rrotullimin tek Avni Rustemi.  Ka një foto që tregon grushtin dhe dorën.', tha Ismaili.

Babai i Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” ka dhënë një tjetër deklaratë për ngjarjen.

Ai shprehet se është e faktuar nga kamerat që ka dy autorë, ndërsa mbështet deklaratën e mëparëshme.

'Këto deklaratat nëpër media s’më duken shumë serioze sepse presim të vijë mjeku ligjor të bëjë pjesën e goditjeve që ka marrë në shpatull të kemi rezultat përfundimtar, kemi kërkuar që të jetë mjeku ligjor dhe të bëjë ekspertimin e plagëve, të dalë në një konkluzion, unë i besoj shtetit, mendoj do bëjë më të mirën, për çdo fëmijë duhet një kujdes i veçantë, drejtësia do të shkojë në vend. Më ka thënë se deklarata është mese e saktë dhe bazohet me deklaratën edhe para prokurores, fëmija im është i sigurt për atë që flet, i mëshojmë idesë që ka dy autorë, është e faktuar nga kamerat që personat kanë qenë të dy bashkë.', tha babai i Luisit.

 


Këtë duhet ta zgjidhin hetimet, unë si prind mund të bëj ankesa, nuk dua që fëmija i dikujt tjetër të dënohet për krim. Deklarata që ka dhënë ishte dje e marrë nga prokurorja. S’e di ku e di policia e shtetit që ka një person. Fëmijët do të thonë që janë dy persona



vrasja e martin canit

Lini një Përgjigje