TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2023, 19:18

Arrestimi i shefit të komisariatit në Laç, reagon Balla: Vijon lufta për spastrimin e vatrave të krimit

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i shefit të komisariatit në Laç, reagon Balla: Vijon

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me operacionin ku u arrestua shefi i komisariatit në Laç, si edhe u shpallën në kërkim tre të tjerë, në kuadër të operacionit “Flakë në det”.

“Vijon intensivisht procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK kanë arrestuar sot pasdite Shefin e Komisariatit të Policisë Kurbin, i cili dyshohet për bashkëpunim me drejtuesit e një grupi kriminal, ndaj të cilëve janë lëshuar gjithashtu urdhra arresti.

Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”, shkruan Balla.

balla komisariat arrestim

Lini një Përgjigje