
Nxirret nga rrënojat e skelës gjigante në Hamburg, trupi i një tjetër shqiptari, duke e çuar numrin e shqiptarëve të vdekurve në katër.
Aksidenti ndodhi dy ditë më parë, në një pallat në ndërtim e sipër i cili u shkaktua nga shembja e skelës në një bosht ashensori.
Policia gjermane konfirmoi se viktimat ishin me shtetësi shqiptare, por me dokumente bullgare.
Nuk dihet ende se sa është numri i viktimave në total.
Sipas mediave gjermane, dyshohet se skela nuk ishte ankoruar siç duhet dhe sipas informacioneve, rreth 80 blloqe betoni (secila me peshë rreth 20 kilogramë) ishin ruajtur në të për t’u instaluar më vonë. Thuhet se gurët janë futur në skelat midis katit të tretë dhe të katërt.
Aksidenti ka ndodhur në Hafencity, zona e një projekti të madh të rizhvillimit të ish-pjesës së portit të Hamburgut. Punëtorët ishin duke ndërtuar boshtin e ashensorit kur skela u shemb duke i zënë poshtë.
Lini një Përgjigje