TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2025, 12:21

Aksidenti në Borizanë, policia jep detaje: Viktimë, nëna e shoferit të Benzit

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti në Borizanë, policia jep detaje: Viktimë, nëna e

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në aksin Fushë-Krujë-Borizanë. Polcia njofton se vitima është një 85-vjeçare me inicialet B.S, nëna e shoferit 30-vjeçar i cili mbeti i plagosur. 

Bëhet me dije se automjeti i drejtuar nga 30-vjeçari, u përplas me një tjetër makinë të drejtuar nga një 50-vjeçar. 

Si pasojë e aksidentit u plagosen 3 persona. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

"Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Borizanë”, automjeti me drejtuese shtetasen M. K., rreth 30 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. S., rreth 50 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin I. S., nëna e tij, shtetasja B. S., rreth 85 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja tjetër në automjetin me drejtues shtetasin I. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje