TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Gusht 2023, 15:48

Aksidenti në Kroaci, mes viktimave nënë e bijë nga Kosova; babai dhe djali në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti në Kroaci, mes viktimave nënë e bijë nga Kosova;

Janë identifikuar viktimat që humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur një natë më parë në Kroaci, ku në një nga makinat ka qenë një familje shqiptare nga Kosova.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, viktimat e këtij aksidenti të rëndë janë nënë e bijë nga Kosova dhe një 33 vjeçar që ishte në makinën Volkswagen T-Roc nga zona e Zarës, ndërkohë në gjendje të rëndë ndodhet babai bashkë me të birin.

Ndër të tjera mësohet se familja nga Kosova udhëtonte në një makinë gjermane, tip BMW e cila nga përplasja është kthyer përmbys dhe është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për ta kthyer dhe nxjerr shqiptarët që ndodheshin brenda.

Deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje shkaqet e këtij aksidenti, autoritetet kroate kanë nisur hetimet dhe gjatë ditës do të japin më shumë informacione.

aksident kroaci

Lini një Përgjigje