TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Prill 2023, 13:07

Aksident në Vlorë/ Makina përfundon në humnerë, plagosen 2 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Vlorë/ Makina përfundon në humnerë,

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Kuç, ku një 70-vjeçar ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar në humnerë.

Uniformat blu bëjnë me dije se si pasojë e dëmtimeve ka përfunduar në spital drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, rreth 65-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, shtetasi K. H., rreth 70 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë.

Si pasojë e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

akisident vlore makine humnere

Lini një Përgjigje