TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Prill 2023, 13:10

Mashtronin të huajt përmes ‘Call Center’, arrestohen 3 persona; njëri prej tyre doli garant t’i ndihmonte me policinë

Shkruar nga Pamfleti
Mashtronin të huajt përmes ‘Call Center’, arrestohen 3

Dy persona janë arrestuar në kuadër të operacionit “Last Call”, pasi mashtronin të huaj përmes call center në bursa fiktive, pasi i telefonin dhe i bindnin për të investuar në “Forex”. Eduart Spasari, Fatmir Qershori ishin të punësuar në këtë call center, ndërsa kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm.

Në prangat e policisë ra edhe një i tretë, Mariglen Karaj, i cili kishte hyrë garant tek dy personat e tjerë të arrestuar për t’i mbrojtur nga policia. Blutë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë dyshime se në skemë mund të jetë i përfshirë edhe ndonjë efektiv policie që mund t’u ketë dhënë mbështetje.

Mbi bazën e dyshimeve bashkë me prokurorinë vijojnë hetimet për të verifikuar përfshirjen e bluve. Si prova materiale u sekuestruan disa kompjutera, USB, celularë, blloqe me shënime me të dhënat e shtetasve të mashtruar, dhe shuma të ndryshme monetare të përfituara nga mashtrimet.

call center’

Lini një Përgjigje