TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Qershor 2025, 13:36

Aksident në aksin Vlorë-Selenicë, plagoset rëndë një person

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Vlorë-Selenicë, plagoset rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Qishbardhë.

Dy makina, konkretisht një Audi A3 është përplasur me një kamionçinë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej tyre pasagjer është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Lini një Përgjigje