TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shtator 2025, 09:55

Aksident në aksin Lezhë-Milot, plagosen dy persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Lezhë-Milot, plagosen dy persona
Pamje nga aksidenti

Një aksident është shënuar sot në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Ishull-Lezhë.

Tre automjete u përfshinë në përplasje, nga e cila dy persona mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë drejt spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë dalja e papritur e një automjeti tip “Audi” nga një rrugë dytësore në superstradë, duke u goditur nga një tjetër mjet që po lëvizte ne drejtim te Lezhës. Një automjet i tretë u përfshi në përplasje pasi ndodhej menjëherë pas makinës që goditi “Audin”.

Policia Rrugore mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke kryer veprimet e para hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

 

aksident

Lini një Përgjigje