
Një aksident me vdekje është regjistruar mesnatën e kësaj të marte në kryeqytet.
Automjeti me drejtues një 35-vjeçar ka përplasur një këmbësor 70 vjeç, i cila fatkeqësisht nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
"Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës", njofton policia.
Lini një Përgjigje