TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Dhjetor 2025, 18:25

Aksident i rëndë në Maliq, 65-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina; në gjendje kritike në spital

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Maliq, 65-vjeçari me

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sovjan, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në territorin e bashkisë Maliq. Një 65-vjeçar, që lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një automjet tip “Volkswagen”, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ngjarja ndodhi rreth orës 17:20 të datës 23 dhjetor 2025, dhe drejtuesi i mjetit është identifikuar si shtetasi B. M.. Viktima, I. S., rreth 65 vjeç, është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar për procedurat e mëtejshme ligjore, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Lini një Përgjigje