Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen numër 4, në Durrës, dhe se viktima është një 68-vjeçar. Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta, por policia dhe grupi hetimor mësohet se po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M., 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje