Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë. Mësohet se dy automjete janë përplasur dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip 'BMW' me targë AB 804 CV dhe një automjet tip 'Renault Clio' me targë AA 453 CV.
Sipas informacionit paraprak, raportohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje