TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Qershor 2025, 13:47

30 kilogram drogë në ditë, zbulohet laboratori i kokainës në Spanjë; mes 25 të arrestuarve edhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

30 kilogram drogë në ditë, zbulohet laboratori i kokainës

25 persona kanë rënë në prangat e policisë spanjolle ku mes tyre janë edhe dy shqiptarë të cilët janë kapur në një laborator droge.

Të arrestuarit e tjerë ishin përkatësisht të kombësive, 12 shtetas kolumbianë, nëntë spanjollë, një meksikan dhe një italian.

Grupi kishte një laborator për të “gatuar” deri në 30 kilogramë drogë në ditë. Një duzinë kontrollesh u kryen në tetë lokacione në provincën e Valencias, duke rezultuar në sekuestrimin e 32.735 €, 38.850 € mallra të falsifikuara, 38.2 kilogramë bazë kokaine, 7.4 kilogramë kokainë, 87 gramë hashash dhe 94 gramë marijuanë.

Organizatës iu sekuestruan gjithashtu armë dhe municione: dy hanxharë, katër pistoleta, një revolver, një pistoletë gjuetie, 30 karikatorë për armë dhe kalibra të ndryshëm, midis 500 dhe 1,000 fishekë, një silenciator, pesë makina luksoze, jelekë policie, një sinjalizues gjurmimi, 28 telefona celularë, disa karta SIM, të dhëna të ndryshme kontabël dhe dokumentacion tjetër.

Operacioni filloi në korrik 2024 me zbulimin e një kompanie spanjolle të dyshuar për kontrabandë narkotikësh në Spanjë nëpërmjet portit të Valencias. Kjo kompani kishte marrëdhënie biznesi me një eksportues me një histori të gjatë të trafikimit të drogës.

Operacioni është ende në vijim e sipër, por mediat spanjolle bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar edhe koka e grupit.

Lini një Përgjigje