
Erjon Llapushi ka tentuar të vrasë me armë zjarri Andi Sukollarin.
Policia dhe RENEA ka zhvilluar sot një aksion në qytetin e Pogradecit, ndërsa ka ushtruar kontrolle edhe në shtëpinë e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi.
Erjon Llapushi, një nga personat e shumëkërkuar nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.
Në vitin 2007, Erjon Llapushi ka tentuar të vrasë me armë zjarri Andi Sukollarin.
Një vit më pas, në një lokal në qytetin e Pogradecit, Llapushi ka plagosur Mariglen Topuzin, i cili fatmirësisht i ka mbijetuar plagëve.
Në vitin 2019, Erjon Llapushi në bashkëpunim me Saimir Frahollin, përmes presionit dhe shantazhit kanë detyruar biznesmenë të ndryshëm nga Pogradeci t’u dhurojnë aksione në kompanitë e tyre. Në dosjen e prokurorisë janë zbardhur dëshmitë e aksionerëve të kompanive, ku iu shpjegohet hetuesve brutaliteti me të cilën vepronin anëtarët e bandës, me qëllim që ata të firmosnin kontratat për dhurimin e aksioneve.
Në dhjetor të 2018 dy vëllezër biznesmenë kanë kërkuar ndihmë nga institucionet, pasi ndiheshin të rrezikuar për jetën e tyre dhe të familjarëve. Ata kanë informuar prokurorinë se për këtë shkak kishin pezulluar edhe punën. Më pas, aksionet i shitën tek një person i tretë.
Më 29 maj 2021 Erjon Llapushi u arrestua sërish pasi po transportonte 24 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.
Ndërkohë, në janar të vitit 2020, Erjon Llapushi ishte objekt i Operacionit Forca e Ligjit, por nuk iu sekuestrua asnjë pasuri.
Ndërsa në tetor të vitit 2021, Llapushi vrau një kamerier në një restorant, Gazment Kurmaku. Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty
Pas debatit Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau.
Llapushi është një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Aktiviteti i tij kriminal ka nisur që nga viti 2007 me kanosje, plagosje deri në vrasje.
Lini një Përgjigje