TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Janar 2025, 08:10

RENEA kontroll në Pogradec, rrethohet banesa e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi

Shkruar nga Pamfleti
RENEA kontroll në Pogradec, rrethohet banesa e të
Foto nga aksioni i FNSH dhe RENEA

RENEA ka rrethuar banesën e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.

Forcat RENEA dhe FNSH po zhvillojnë një aksion në Pogradec, teksa kanë rrethuar edhe banesën e të kërkuarit Erjon Llapushi.

Mësohet se operacioni po zhvillohet nga Drejtoria Vendore e Policise Korçë, Renea, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale.

Aksioni i policisë po zhvillohet për drogë, armë pa leje dhe kapje të personave në kërkim. Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetra kontrolle.

Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike. RENEA ka rrethuar banesën e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.

Ndërkohë, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.

RENEA kontroll në Pogradec, rrethohet banesa e të

Kush është Erjon Llapushi?

Erjon Llapushi akuzohet për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku në një lokal në Elbasan në vitin 2021. Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty

Pas debatit Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau.

Llapushi është një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Aktiviteti i tij kriminal ka nisur që nga viti 2007 me kanosje, plagosje deri në vrasje.

RENEA kontroll në Pogradec, rrethohet banesa e tëRENEA kontroll në Pogradec, rrethohet banesa e tëRENEA kontroll në Pogradec, rrethohet banesa e të

Lini një Përgjigje