
Viktima është identifikuar si Frrok Lleshaj, 65 vjeç...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbërmjen e sotme në Vaun e Dejës, ku një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në cep të rrugës. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:00, në fshatin Paçram dhe policia e konfirmon gjetjen e një trupi të pajetë, i cili dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Frrok Lleshaj, 65 vjeç, kurse forca të shumta policie shkuan në vendngjarje. Viktima mësohet se ka qenë më parë i dënuar për krimin e vrasjes, ndaj edhe pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme.
“Në Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje”, njofton paraprakisht policia.
Aktualisht bëhet me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit paçram mbrëmjen e sotme kur është qëlluar me armë zjarri dhe shkak dyshohet hakmarrja.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Frrok Lleshaj ish efektiv i policise se shtetit 20 vite më parë ka vrare me arme zjarri kusheririn e tij Dode Lleshaj. Ndersa ka vuajtur denimin me burg per 18 vite. Sipas informacioneve 65 vjecari ka dy vite qe ka dale nga burgu. Kjo mbetet edhe pista kryesore e ngjarjes.
Lini një Përgjigje