TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Nëntor 2025, 19:41

Krim makabër në Greqi, një person gjendet i djegur brenda në makinë; dyshohet se është shqiptar!

Shkruar nga Pamfleti

Krim makabër në Greqi, një person gjendet i djegur brenda në

Një krim brutal u zbulua të premten pasdite në Greiq në zonën e Skourta, Beotia, ku një burrë u gjet i djegur për vdekje në sediljen e pasme të një makine.

Viktima është gjetur i djegur me duart e lidhura me pranga pas shpine. Sipas informacioneve fillestare, makina ishte vjedhur nga një zonë në Atikë dhe mbante targa të falsifikuara.

Rasti konsiderohet veçanërisht serioz dhe tashmë është marrë përsipër nga Divizioni i Krimit të Organizuar (ndryshe FBI greke).

Një element kyç në këtë rast është identifikimi i viktimës. Vlerësimi fillestar është se burri vdiq rreth dy ditë më parë. Makina e djegur me trupin brenda u zbulua nga një gjuetar dhe ai dyshohet se është me origjinë shqiptare.

Policia e konsideron një detaj veçanërisht të rëndësishëm faktin që makina është vjedhur nga Glyfada pranverën e kaluar, por targat e falsifikuara korrespondojnë me një makinë të të njëjtit lloj nga Pieria. Ata tashmë po hetojnë zhdukjen e fundit të një shtetasi të huaj nga Atika, i cili kishte njoftuar se po shkonte në Villia. Megjithatë, ky individ i zhdukur i cili mund të jeët viktima e djegur nuk ka precedentë penalë.

Lini një Përgjigje