TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES 5 Tetor 2025, 10:48

Rama lancia la campagna per Tirana dal podcast: Manastirliu scriverà la storia, sarà la prima donna a guidare la capitale

Shkruar nga Pamfleti
9 MUAJ ME PARE

Decreto sulle elezioni, Rama difende Rusmal: Ha integrità, si è rifiutato di essere complice della corruzione

Rama lancia la campagna per Tirana dal podcast: Manastirliu scriverà la

Ata prej nesh që diskutojnë legjitimitetin e dekretit nuk kanë faj, sepse nuk kanë as arsimimin dhe as pavarësinë intelektuale të Ilir Rusmalit, këshilltarit ligjor të Presidentit dhe Ministrit të Drejtësisë të Partisë Demokratike, i cili dha dorëheqjen vetëm për integritetin e tij dhe refuzoi të bëhej palë në korrupsion.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Ilir Rusmalin, këshilltarin e Presidentit Bajram Begaj, në lidhje me dekretin për zgjedhje të pjesshme në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën, që do të mbahen më 9 nëntor.

Rama tha se kushdo që diskuton legjitimitetin e dekretit të Presidentit nuk ka faj, pasi nuk ka njohuri për Kushtetutën.

Në këtë kontekst, Rama vlerësoi Ilir Rusmalin, këshilltarin e Presidentit Begaj.

Ai tha se askush nuk ka pavarësinë intelektuale të ish-ministrit të Drejtësisë të PD-së dhe njëkohësisht këshilltarit ligjor të presidentit, Ilir Rusmal. 

"Tirana nuk mund të presë më gjatë, kushdo që thotë të kundërtën nuk e ka idenë se çfarë duhet që kjo lokomotivë të lëvizë me ritmin e duhur." 

“Ata prej nesh që diskutojnë legjitimitetin e dekretit nuk kanë faj, sepse nuk kanë as arsimimin dhe as pavarësinë intelektuale të Ilir Rusmalit, këshilltarit ligjor të Presidentit dhe Ministrit të Drejtësisë të PD-së, i cili dha dorëheqjen vetëm për integritetin e tij dhe refuzoi të bëhej palë në korrupsionin që degradoi në një tragjedi makabre që tmerroi Shqipërinë dhe tronditi botën, jo shumë larg vendit ku po ju flas, diku në një vend të quajtur Gërdec”, tha Rama.

Kryeministri i bëri komentet në fillim të podkastit 'Flasim', ku e ftuar është Ogerta Manastirlu, kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës.

Rama e konsideroi mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë si një situatë të jashtëzakonshme, pas arrestimit të Erion Veliajt më 10 shkurt me urdhër të SPAK-ut.

"Më 9 nëntor, qytetarët e Tiranës dhe të 5 bashkive të tjera do të votojnë për kryetarë bashkie. Në qytetet e tjera, këto janë zgjedhje krejtësisht normale, ndërsa në Tiranë janë të jashtëzakonshme."

Kjo nuk ndodh sepse Tirana është kryeqyteti, por sepse mbeti pa kryetar bashkie për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë.

“Erion Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u dërgua në paraburgim, ku është mbajtur për muaj të tërë në mes të një procesi me standarde, për ta thënë butë, të dyshimta”, tha Rama.

 

 

4 Komente

  1. K
    Kurizo

    Bajroni thoshte që profeti me I mirë I se ardhmen eshte e shkuara . Nese shohim te shkuaren e Manastirliut e ardhmja eTiranes do te jete kataklizm. Mbasi semuri sistemin shendetesor, groposi mijra paciente Kovid, dhe semundje tumorale, mbasi, me deftesen e saj me mesatare 6( ndonese kimija ishte pasioni I saj???!!!!) , shkoj ne ministrin e arsimit dhe beri nje vër në ujë Ju Qytetar te Tiranes a do ta votoni këtë sirene deti me mendje peshkaqeni?Kandidatura e saj ngjalli revoltë tek shumekush. Edhe ajri u trishtuar kur ndjeu kandidaturen e kesaj siluhete hipokrite.Kanditdatura e saj tregoj edhe nje here që eshtë pothuajse e pamundur të shkaktosh turp në paturpesite e saj. .Socialiste te ndershem kesaj radhe mos e demtojme artine dhe Tiranen duke votuar sirenen-peshkaqen. Le te heqim dore nga qendrimi jone” perinde ac cadaver”,( bindju "si një kufomë") në marrëdhëniet tona me partine kur ajo na ofron kufoma te tilla politike. Podcasti ishte thjesht hipokrizi, mashtrim dhe zbrazëti me mikrofon. Dhe brenda kësaj zbrazëtie, kjo figure , te con vetëm në një galeri të shëmtuar kujtimesh ku mendja humbet kuptimin, dhe heshtja bëhet pranim.Prandaj para se te heshtim,( nuk ka heshtje pa klithem , qofte edhe shpirterore), le ta leme shpirtin e lirë te “ klithi “ nepermjet votes kundra kesaj kandidature. Ne nje podcast fjalet luftojne per nje kuptim por me këtë kandidate ato kane humbur jo vetëm kuptimin por edhe “ndeshjen”Kush flet per ekip – që trajton vartesit si skllever që liderin e ka zevendesuar me Bosin. Ne simpatizante te parties socialiste nuk genjehemi nga buzeqeshja dhe kenga joshese e kesaj sirene, le te mbyllim veshet me dyll siç beri Odisea me shoket e tij per të mos u mashtruar. Dikush mund te pyesi mirë more ti llafazan po si ka mundesi që me gjithe këto te keqia ajo ka arritur kaq lart dhe pergjigja ime do te ishte : duke u lëpir o mik duke u lëpir dhe lepir.Ky podcast tregoi që vetëm fjalet kanë rendesi pa te tjerat janë llafe…llafe te cilat asnjehere nuk bejne me zor figure te mirë por sigurisht bejne bujë, dhe per bujë Manastetliu eshte mjeshtre 99 . Nese profeti po kerkon te parashikoj te ardhmen e kryetares se bashkise dhe do ta krahasoj per nga perfeksioni me statujen e Davidid te Michelangelo ai do gjej vetëm nje copë mermeri që aq shumë e adhuron Manasterliu. Nese dikush voton pēr Manasterliun Sanco Pancoja do ti thoshte: Po shkojmë, zotëri… por s’di a do të arrijmë gjëkundi.

    1. d
      dori

      Vidhni zuzare se ju ka rene per hise. Kush me mire se ju te dy, mund te zhvas. Kaq eshte kjo histori, fjalet jane te teperta.

      1. L
        Leo

        Ky eshte fiks nje manjak psikopat qe te vret naten e te qan diten. Shikoheni si qahet per Veliajn, sikur i vjen keq. Ky nuk njeh asnje lloj grimce te moralit njerezor. Eshte gati te shes gjithcka per lekuren e vet. Shikoni ku perfunduan Sajmir Tahiri, Arben Ahmetaj Ilir Beqja, Erion Veliaj. Kishte me te afert se keta me kete monster! Dhe ja ku jane. Eshte bere si ajo egersira qe per mbijetese ha pjellen e vet. Genjen shtiret sforcohet dridhet friket sepse mban mbi shpatulla mekate pabesira intriga lojra te renda qe ka ku ti laj pervec para zotit dhe ketij populli.

        1. e
          elio

          Flet per hapesira publike, arkitekti i zaptimit te tyre, shkaterrimit te hapesires gjelbert, me leje ndertimi te leshuara pa fre, vetem per te vjedhur. Qe kur ishte kryetar bashkie ky demagog i lindur dhe aq me teper kur u be kryeminister nuk eshte ndalur te shkaterroj kete qytet. sot me TR kemi karakatina qiellgervishtese qe ji vetem stonojne ne stil po dhe qe jane te pabanueshme. Industria e ndertimit eshte vetem nje lavatrice e madhe e pastrimit te lekeve te pista te trafikanteve me te medhenj ne bote.

          Lini një Përgjigje