
Jolani, i cili në atë kohë ishte i burgosur nga forcat amerikane në Irak midis viteve 2006 dhe 2011. Pas lirimit të tij në vitin 2012, ai themeloi degën siriane të al-Kaedës, Frontin al-Nusra, për të luftuar Assadin, vuri në dukje Al Jazeera. Siç mund të pritej, disa vëzhgues spekulojnë se Jolani u rekrutua ndërsa ishte në burg në Irak.
Shërbimi Sekret i Inteligjencës i Mbretërisë së Bashkuar (SIS, ose MI6) krijoi një marrëdhënie me grupin politik dhe paraushtarak xhihadist islamik sunit Hay'at Tahrir al-Sham (HTS) rreth dy vjet përpara se të udhëhiqte ofensivën që rrëzoi regjimin e Asadit në Siri, tha shefi i spiunazhit në largim i MI6, Richard Moore.
Moore zgjodhi t’i bënte këto deklarata nga Stambolli, ku zgjodhi të mbante edhe fjalimin e tij të lamtumirës, pasi do të largohet zyrtarisht nga drejtimi i shërbimit sekret të inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar më 1 tetor.
HTS, e quajtur më parë al-Nusra, u krijua në vitin 2012 nga komandanti rebel i cili tani shërben si president i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, i njohur më parë me pseudonimin e tij të kohës së luftës Abu Mohammad al-Jolani.
Përpara se të shkaktonte rrëzimin e ish-presidentit sirian Bashar al-Assad në dhjetor 2024, HTS u distancua nga al-Kaeda dhe Shteti Islamik me një sërë ndryshimesh emri.
Pavarësisht revokimit të përcaktimit të HTS si Organizatë e Huaj Terroriste (FTO) nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së në korrik të këtij viti, grupi mbetet i klasifikuar si organizatë terroriste nga agjenci të ndryshme ndërkombëtare kundër terrorizmit.
"Duke krijuar një marrëdhënie me HTS një ose dy vjet para se ata të përmbysnin Basharin, ne hapëm rrugën që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të kthehej në vend brenda disa javësh", u tha Moore gazetarëve gjatë paraqitjes së tij në Stamboll.
Sipas Moore, John Ratcliffe, Drejtori i CIA-s, ndërsa po diskutonin së fundmi një çështje të përbashkët biznesi, i tha atij: “Ti vërtet di si të bësh biznes të dyshimtë.”
Një OJQ britanike e specializuar në zgjidhjen e konflikteve kërkoi ndihmë në vitin 2023 për ta nxjerrë Sharaa-n, të njohur atëherë si Jolani, nga bota e terroristëve dhe për ta futur në politikën e rregullt, tha në maj të këtij viti Robert Ford, një ish-ambasador i SHBA-së në Damask.
Një video-incizim i një leksioni nga Ford, i titulluar “Rebelët sirianë fitojnë, tani çfarë?”, është i disponueshëm në YouTube. Ford e mbajti leksionin në Këshillin e Baltimorit për Marrëdhëniet me Jashtë në Baltimor, Maryland.
Ford tregoi se si u takua me Jolanin në mars dhe shtator 2023 dhe një herë tjetër në janar të këtij viti.
Në dhjetor 2024, pas rënies së regjimit të Asadit, Sekretari i atëhershëm i Shtetit i SHBA-së, Anthony Blinken, nën administratën e Bidenit, e telefonoi atë për të marrë mendimin e tij nëse SHBA-të duhet të flasin me Jolanin, tha Ford.
Më vonë, raportet e medias spekuluan se OJQ-ja britanike për zgjidhjen e konflikteve ishte Inter Mediate me seli në Londër, e themeluar nga Jonathan Powell, i cili aktualisht shërben si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare (NSA) i Mbretërisë së Bashkuar nën drejtimin e Keir Starmer.

Kontakti i CIA-s në Irak
Më 23 shtator, ndërsa ndodhej në Nju Jork për një paraqitje në podium në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Sharaa u prit në Samitin e Concordias nga David Petraeus, i cili komandoi rritjen e ushtrisë amerikane në Luftën e Irakut në vitin 2007 dhe më vonë u bë drejtor i CIA-s.
Jolani, i cili në atë kohë ishte i burgosur nga forcat amerikane në Irak midis viteve 2006 dhe 2011. Pas lirimit të tij, në vitin 2012, ai themeloi degën siriane të al-Kaedës, Frontin al-Nusra, për të luftuar Assadin, vuri në dukje Al Jazeera.
Siç mund të pritej, disa vëzhgues spekulojnë se Jolani u rekrutua ndërsa ishte në burg në Irak. Petraeus kujtoi se në atë kohë ai ishte në komandë të forcave që mbanin të burgosur Jolanin.
Megjithatë, vërejtjet e Patreus sigurisht që nuk mund të merren si një konfirmim zyrtar se spekulimi është i saktë. Marrëdhënia nuk është aspak aq e qartë dhe e përcaktuar sa lidhjet e MI6, OJQ-së britanike dhe Fordit të përmendura më parë.

Moore, 62 vjeç, zgjodhi Stambollin si vendin ku donte të mbante fjalimin e tij të lamtumirës, më 1 tetor, ai ia dorëzon postin e tij si Shef i MI6, ose "C", Blaise Metreweli, 47 vjeç.
Transkripti i fjalimit të Moore, "pikërisht ashtu siç u mbajt", është i disponueshëm në faqen zyrtare të internetit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
“Është fantastike të kthehem në shtëpinë time të dytë, Turqi, një vend në të cilin unë dhe gruaja ime kemi pasur privilegjin të jetojmë për tetë vjet, së fundmi kur shërbeva si Ambasador Britanik për katër vite interesante nga viti 2014 deri në vitin 2017”, tha Moore ndërsa filloi fjalimin e tij, duke folur në turqisht.
Lidhja e Moore me Turqinë daton që nga viti 1989, kur, si një student i ri i gjuhëve të huaja, ai mbërriti në Stamboll për të jetuar me një familje turke për disa javë, ndërsa përpiqej të përmirësonte turqishten e tij.
Lidhja e familjes Moore me Turqinë u çimentua me lindjen e vajzës së tyre, e cila lindi në Stamboll. / Përshtatur nga Intellinews /
Ata qe krijuan ISIS, Al Nusra e co. dihet se kush jane. Jane po ata qe pushtuan Irakun, Afganistanin, qe shkaterruan Libine dhe Sirine. Sa ngjan ky shkerrdhata islamike me Z-Elenskin. Shiko se si te shndrron demokracia perendimore? Jolanin nga radikal islamik e ktheu ne "politikan modern perendimor", e veshi me kostum. Ndersa kete ashkenazin e Ukraines Z-Elenskin, nga politikan e ktheu ne terrorist.