Protesta e opozitës para Kryeministrisë dhe më pas para Parlamentit, u shoqërua me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit.
Ditën e martë, më 10 Shkurt Partia Demokratike mbajti protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë.
Dhe për incidentet në këtë protestë që nuk munguan janë arrestuar 21 persona nga policia.
Shumë qytetarë hodhën molotvë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë, ku si pasojë u plagosën 19 efektivë të policisë.
Efektivët përdorën ujë për të shpërndarë protestuesit të cilët vazhduan të hidhnin sende në drejtim të forcave të rendit. Pas disa minutash përplasje dhe hedhjes së flakadanëve, situata gradualisht u qetësua. Protestuesit u shpërndanë në bulevard, ndërsa policia vijoi patrullimet dhe hetimet për ngjarjet.
Në total, protesta e sotme e opozitës u karakterizua nga përdorimi i molotovëve dhe mjeteve të tjera kundër forcave të policisë, ndërsa autoritetet theksuan se do të ndjekin ligjërisht të gjithë personat përgjegjës për dhunën dhe shkeljet e rendit publik.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar duke thënë se e drejta për të protestuar, u dhunua pasi u zgjodh forca në vend të fjalës. Sipas saj dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj.
Ndërsa ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari i quajti protestuesit si grup kriminal nën drejtimin e PD.
Partia Demokratike ashtu sikurse kishte paralajmëruar zhvilloi të martët, 10 shkurt, protestën e dytë kombëtare, e cila u zhvillua në bulevardin përpara Kryeministrisë. Pas fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në drejtim të Kryeministrisë u hodhën fishekzjarre dhe molotovë.
Protestuesit më pas u zhvendosën përpara Parlamentit, ku edhe atje nuk munguan incidentet.
Shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu deklaroi publikisht se ekziston një “Plan B”. Sipas tij këto protesta do të vazhdojnë madje edhe do të përshkallëzohen, ku do të përdoren të gjitha format.
"Të gjitha format do të përdoren, kjo protestë nga protesta e parë që ka nisur është shumë ndryshe dhe situata vjen duke u përshkallëzuar. Shumë ndryshe është edhe për përmasat edhe për aksionin edhe për gjithçka tjetër. Në çdo protestë tjetër që do të vijë situata do të përshkallëzohet. Kjo protestë, filozofia e kësaj proteste është vazhdimësia dhe qëndresa.", tha Balliu.
Lini një Përgjigje