TAGS-AT E JAVËS

Forum19 Janar 2025, 14:49

Zgjedhjet e 11 Majit dhe fundi i Berishës!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Zgjedhjet e 11 Majit dhe fundi i Berishës!

Gjithçka që po ndien është shqetësim nga akuza, dëshirë nga patologjia dhe gënjeshtër për përkrahësit e tij.

Një ish kryeministër i akuzuar ligjërish po na thotë se, kur ai të vijë në pushtet do t'i vrasë të gjithë kundërshtarët e tij.

Me se do t'i vrasë?

Me një revole, thotë.

Po çne? Ne e dimë se revolveri i tij ka shumë kohë që nuk ka gjilpërë.

Kushedi, mbase përdor thonjtë. Por, a vjen dot në pushtet?

Me vota nuk vjen dot.

Atëherë?

Asgjë. Gjithçka që po ndien është shqetësim nga akuza, dëshirë nga patologjia dhe gënjeshtër për përkrahësit e tij.

Po pse nuk thua ti, ai qenka në fund.

Në fund është por nuk e kupton dot fundin.

Pse, nuk e sheh?

Jo, se fundi po i duket si fillim.

Dhe këtë e beson?

Sigurisht që e beson dhe është i gëzuar.

Një dehje e bukur kjo. Lum si ai!

Lini një Përgjigje