TAGS-AT E JAVËS

Forum18 Janar 2025, 21:25

Gjykatë Kushtetuese e dorëzuar pa kushte

Shkruar nga Luçiano Boçi

Gjykatë Kushtetuese e dorëzuar pa kushte

Një Gjykatë që nuk di me dashje në arsyetim se ç’është liria, është shërbëtore e verbër e armiqve të lirisë.

Që një Gjykatë të deformojë konceptet bazë të drejtësisë dhe lirisë të Kushtetutës së një vendi, ngjan si fanta-shkencë.

Por në Shqipëri është një realitet.

Dhe kjo ndodh sepse Gjykatat dhe institucionet e sotme të drejtësisë janë nën efektin e fushatës politike dhe i kanë kapur ethet e votave për të mbajtur në këmbë veten, nëpërmjet Ramës.

Shërbimi i tyre duket pa kushte në rastin e interpretimit të kërkesës së Z. Berisha dhe pa shumë PA të tjera: pa logjikë juridike, pa paanësi politike, pa profesionalizëm dhe pa konsideruar kushtetutën.

Është një tmerr juridik i përzier me meskinitet human dhe humor të zi.

Degradimi dhe dorëzimi është kaq i plotë sa e bën të panevojshëm dhe formalitetin e tyre protokollar me nota pompoziteti, pa pikë dinjiteti.

Një Gjykatë që nuk di me dashje në arsyetim se ç’është liria, është shërbëtore e verbër e armiqve të lirisë.

Te atyre armiqve, parlamenti i të cilëve e trajton atë dhe vendimet e saj si zhele, duke ia tundur Xhaçkën si mollë të ndaluar.

Të atyre armiqve të lirisë dhe kushtetueshmërisë që vendimin e saj për Teatrin po e gropos dhe e betonizon faqe botës.

Gjykatë mjerane e dorëzuar pa kushte!

Lini një Përgjigje