Çfarë faji ka Eno apo kushdo Eno tjetër që mund t’i ketë marrë këto shishe kur këta që duhet t’i sekuestronin ose t’i ruanin nuk ju plasi fare për këtë punë?
Kantina VIP me verëra rreth 4-5 milionë euro e koordinatorit të qeverisë mes Kapos ose siç i thërrasin me përkëdheli Palloshit dhe “çunave” që administrojnë çdo tender e koncesion në Shqipëri
Kjo VD tregon qartë që ka verëra të markave Romano Conti me vlerë 30 mijë euro shishja, Petrus me vlerë 4-5 mijë euro shishja, Pavia me vlerë 3-4 mijë euro shishja dhe pastaj verëra dora e “fundit” si Ornelaja, Gaja, Sasikaja, Opus One etj. me vlera “qesharake” 400-500 euro shishja.
Pasi u mbajt procesverbali për rreth 1180 shishe dhe u filmua kantina nën mbikëqyrjen e SPAK dhe të BKH, meqë shishet ishin pa pullë fiskale pra pa paguar akcizë dhe pa u zhdoganuar, atëherë u thirrën “ustallarët” e doganës, antikontrabandës dhe hetimit doganor për t’i sekuestruar.
Sipas ligjit, i gjithë malli duhet të sekuestrohej dhe të dërgohej në magazinat e Drejtorisë së Doganës Tiranë derisa me vendim gjykate të konfiskohej.
Mirëpo për “habi”, malli u “zhduk” dhe menjëherë Prokuroria e Tiranës njofton se ka shpallur në kërkim Eno Agasin.
Kam disa pyetje për Prokurorinë e Tiranës.
Ku e mori vesh prokuroria se shishet e verës me vlerë 4-5 milionë euro i paska marrë qytetari Eno Agasi??
Ja tha policia me doganën se do ja kenë ngarkuar vetë shishet në furgon, apo policia, dogana dhe BKH kanë ikur 2-3 orë të flenë gjumë dhe i kanë thënë Enos: hajde “ruaji” pak derisa të zgjohemi ne nga gjumi????
Çfarë faji ka Eno apo kushdo Eno tjetër që mund t’i ketë marrë këto shishe kur këta që duhet t’i sekuestronin ose t’i ruanin nuk ju plasi fare për këtë punë?
E pse duhet t’i linte Eno apo Enot që këto shishe të sekuestroheshin, pastaj të konfiskoheshin e pastaj të shkonin në rezervat e shtetit e të shiteshin me ankand, se prapë po “çunat” do t’i blinin, madje me një çmim qesharak se do të bëheshin të “skaduara” me dokumente.
Kështu që për efekt kohor nga organet shtetërore u vendos pa vendim por me mirëkuptim që vera të shkojë tek i zoti, por në një kantinë ose magazinë tjetër dhe SPAK, BKH, Dogana kanë procesverbalin dhe VD si kujtim e nuk ju plas fare për verën e Gys Kapos së Palloshit.
Kjo ngjan fiks me një barsoletë të vjetër kur shkon një pijanec për të blerë mish në një dyqan dhe pasi paguan e merr faturën, i thotë shitësit që: mi bëj gati se do vij t’i marr më vonë.
Vjen orari që shitësi do ikte të flinte gjumë, njëlloj si këta që ruanin verën, dhe mbyll dyqanin duke ia lënë mishin varur në dritare.
Kur vjen pijaneci të marrë qesen me mish, sheh që mishin po e hanin qentë në rrugë.
Ai, i pirë tapë dhe duke qeshur, qëndron pak i habitur dhe pastaj u thotë qenve:
Me plasi mua se po e hani ju mishin, unë faturën e kam në xhep.
Lini një Përgjigje