TAGS-AT E JAVËS

Forum26 Mars 2025, 11:29

Unikkatili, deputeti i Republikës së video klipeve

Shkruar nga Lutfi Dervishi

Unikkatili, deputeti i Republikës së video klipeve

Po sikur të dilte një klip ku Unikkatili pyet: “Ku është uji 24 orë o vlla, rubineti na la pjatat pa la…”

Në një vend ku politika dhe hip-hopi janë bërë më të pandashëm se birra me kikirikët, Rama dhe Basha, por edhe Berisha kanë zbuluar një armë të re në fushatë: Unikkatili.

Replikat me "video klipe" kanë në sfond muzikën e reperit të famshëm.

Por imagjinoni për një çast sa do ta ndihmonte këtë fushatë Unikkatili sikur të ndryshonte tekstet e këngëve të tij. Jo më “kujt ja fut me diss”, por:

“Ku është uji 24 orë o vlla, rubineti na la pjatat pa la…”

K’tu s’ka ujë n'çesme, po lot n’fytyrë /

Kadastra n’shtet, një tjetër mënxyrë /

Shqipni, po vdes me ikë, se andrra jeme s'je ti /

Jo se s’du vendin tem, po vendi jem s’ka kuptim pa drejtësi!”

Po sikur të dilte një klip ku Unikkatili pyet:

“Ku është karta e studentit?”

“Pse pensionisti shkon më shumë te banka sesa te doktori?”

“Pse t’mirët ikën, t’çuditshmit ngelen deputetë?”

"Pse ma leht hipotekën e merr në Dubai se në Durrës?"

Po nëse Unikkatili, do të këndonte me këtë tekst? Atëherë do të shihnim një fushatë elektorale model...

Sidoqoftë Unikkatili mbetet i vetmi që s’ka gënjyer: ai kurrë nuk ka premtuar gjë.

Pikërisht për këtë, e duan FANSAT.

Sepse s’të tradhton dot një njeri që kurrë s’të ka premtuar asgjë.

Lini një Përgjigje