
A po shikon mundësinë që t'i jepet një dekoratë edhe “kampionit” të drejtësisë Dvorani që të mos i ngelet hatri askujt???
U “emocionova” shumë nga lajmi i dekorimit të ish hetuesit Arben Kraja nga Presidenti Italian Z Mattarella me dekoratën: Kalorësi i Urdhërit të Meritës.
Dekoratë që i është dorëzuar hetuesit Kraja nga i Nderuari Ambasador i Italisë në vendin tonë Z Fabrizio Bucci me motivacionin për bashkëpunim me antimafien Italiane gjatë kohës që ka qenë drejtues i SPAK-ut, pra nga nëntori 2019 deri në nëntor 2022.
Mirëpo si ish deputet në kohën 2019-2021 duke parë raportimet e SPAK-ut në Parlament nuk mbaj mend ndonjë “hetim” konkret nga SPAK-u të lidhur me grupet kriminale objekt hetimi i antimafies.
Në 3 vjet si drejtues i SPAK-ut dy hetime “bombë” ka bërë hetuesi Kraja
Një ishte autokombanjer Bektashi nga fshati Kozar i Kuçovës dhe tjetri Profesor Edvin Prifti.
A thua që të dy këto hetime të kenë qenë në bashkëpunim me antimafien Italiane???
Kaq “mafioz” të ketë qenë Bektashi??
Se për Profesorin Edvin Prifti edhe “mund “ta besoj që “mund” të jetë objekt kryesor i hetimeve të antimafias.
Por duke parë CV e hetues Krajës thashë me vete që më duket se është dekoratë e vonuar kjo e Italianëve për Krajën sepse ndoshta në thelb ka lidhje me aktin “heroik” që Arben Kraja si hetues i komunizmit arrestoi në zonën “kufitare” Vore Z Arben Luçi në korrik të vitit 1990 dhe e dënoi atë duke e penguar që të mos futej në Ambasadën Italiane për tu arratisur në Itali e pastaj të bëhej “mafioz” që t’i hapte punë antimafies Italiane.
Pra Kraja ka parandaluar qysh në korrik të vitit 1990 një element që mund të “sillte” rrezik per Shtetin Italian dhe e meritonte një falenderim në formë dekorate.
Mirëpo kur pashë që po me të njejtën dekoratë I Nderuari President i Italisë z.Mattarella i kishte dhënë edhe sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë z.Engjëll Agaçi që u arratis nga Shqipëria po në korrik të vitit 1990 si kundërshtar i regjimit të hetuesit Arben Kraja thashë me vete: ore kush duhet ta marrë këtë dekoratë, se që të dy sikur nuk shkon!!!!!
Se po ta kishte kapur hetues Kraja në Vorë z.Engjëll po në kokërr të burgut do ta kishte rras njëlloj si z.Arben Luçi, por Agaçi pat fat dhe ja hodhi.
I Nderuar Z Ambasador Fabrizio!
Nuk e di si funksionon protokolli i Shtetit Italian për dekoratat, se ne në Shqipëri e kemi ndryshe që të dekoron edhe Presidenti edhe Kryeministri edhe Presidenti që vjen pavarësisht se te ka dekoruar Presidenti paraardhës po për të njëjten “meritë”por nëse edhe në Shtetin Italian ka njëfarë ngjashmerie, a po ma plotëson një dëshirë miqësore se për hir të së vërtetës kam shumë fare respekt për Ju e shumë më shumë për Italinë dhe italianët??
A po shikon mundësinë që ti jepet një dekoratë edhe “kampionit” të drejtësisë Dvorani që të mos i ngelet hatri askujt???
Sepse edhe Dvorani ne 13 dhjetor te vitit 1990 një ditë pasi ishte krijuar Partia Demokratike pra ishte legalizuar pluralizmi ,si ish hetues në Shkodër dhe koleg me z Kraja ka kërkuar të shpallen si terroristë dhe të denohën 3 qytetar shkodran që në 14 janar te vitit 1990 hodhën në erë bustin e Stalinit.
E di qe nuk quhet si “bashkëpunim” indirekt për të “eliminuar” apo “frenuar” ardhjen drejt Italisë të elementëve anti parti qe mund ti hapnin punë antimafies Italiane, por besoj që ka “kontribut” jo te vogël duke mbrojtur bustin e Stalinit, sepse në vitin 1990 ne Itali ishin në pushtet komunistat që e kishin në shpirt atë shejtan dhe nuk ju vinte mire qe tja prishnin bustin.
Të lutem shumë z ambasador shihe njëherë si mundësi se nuk të bie kurrë më ne qafe, për të tjerë por me këtë Dvoranin besoj që do kënaqej shumë edhe Yri Kim edhe vete Blinkeni që e kanë dekoruar edhe ata si “ kampion” te drejtësisë, e me duket edhe ata për këtë të bustit së për Marsida Xhaferrllarin që e dërgoi si propozim në kundërshtim me Kushtetutën nuk e besoj.
E di qe mund të mërziten shume nga kjo kërkesë dhe lutja ime për të dekoruar Dvoranin se do thonë disa ish hetues e prokurorë të tjerë të komunizmit që po ne pse jo.
Se edhe partizan Sokol Dadushi prokuror i komunizmit në Vlorë ka qenë dhe ka bërë maksimalen që të mos lejonte vlonjat të vinin drejt Italisë duke i rrasur në burg edhe po ta mendonin një gjë të tillë ,derisa filluan skafet.
Edhe ish hetues Ilir Panda qe “ hetoi” dhe çoi ne kokërr të plumbit te ndjerin Nazif Tuga ose siç njihej ndryshe si Beu i Saukut me date 20 korrik te vitit 1989, i ka “shërbyer” perëndimit duke eliminuar një element që po të ishte gjallë në korrik 1990 mund të vinte në Itali e të “ krijonte” probleme.
Po ju lutem ju dhe po jua kërkoj si “ nder” ngaqë nuk kam muhabet me Yurin dhe Blinkenin se ju shaj ndonjeherë vëllan e vogël të Ramës dhe vëllanë e madh të Veliajt, Lexi Sorrosin.
Se po ti kisha mire marrëdhëniet me ata, të siguroj që nuk do ju bija me qafë vetëm ju jo, por do ju lutesha edhe atyre që ti rrasnin ndonjë dekoratë hetues Arben Krajës dhe emigrant Engjëll Agaçit dhe se bashku me hetues Dvoranit pastaj bëheshin që të tre “ kampion” dy të “ drejtësisë” dhe një që nuk pjerdh për drejtësinë sa ta ketë mirë me Ramën e të mos haj dardha pas shpinës se tij por të haj dardha, fiq, rrush, kumbulla, pjeshka e banane bashke me të.
Mirë që dekoratat kanë ngelur vetëm tek këta të “ drejtësisë” se po u hap kjo lojë edhe për ministra, ish ministra, deputet e funksionarë të tjerë, që kanë bashkëpunuar me (anti)mafian ,do harxhoni qimet e kokës duke blërë dekorata.
Sidomos po e zgjeruar rrethin tek familjaret e tyre, sa e gjatë do jetë lista.
Se këta anglezët nuk besoj që dekorojnë kollaj ngaqë në Angli më duket se dekoratat i jep vetëm Mbreti.
Dhe mesa di Mbreti nuk i ka patur qejf kurrë komunistët kështu që le ti takoj sa të dojë ambasadori anglez hetuesit e komunizmit ne SPAK apo kudo, por dekoratë nuk ju jep dot.
Ps: Shyqyr që ndodhi ky dekorim dje dhe sot nuk po ju bie me në qafë e nuk po i mërzis qindra mijëra mbështetës të emëruarve në kupolën e rithemelimit se më duket qe seancën tjetër nuk do bëjnë më zhurmë në Kuvend ngaqë ju tha Elisa që hajt të merrmi vesh të krijojmë ndonjë komision hetimor e me kaq besoj që “revolucioni” e kreu misionin e tij.
Lini një Përgjigje