
Nga Dhërmiu ku pret e përcjell këstexhinjtë, qeveria është në ballë të punës për të menaxhuar situatën e zjarreve. Lehëqenët le të vazhdojnë. Këstet nuk mbarojnë...
Nga Dhërmiu me dashuri
Ndërsa Shqipëria shkërmoqet, në vilën qeveritare të Dhërmiut hyjnë e dalin këstexhinjtë. Sot e pati radhën Sebastian Kurz, ish-kryeministri i Austrisë.
Pasi i thuri lavde të mëdha Edi Ramës pas fitores së zgjedhjeve të 11 majit përmes një editoriali që u botua vetëm tek Facebook-u i tij dhe ndonjë media qeveritare në Shqipëri, sot Kurzi mbërriti në Dhërmi i shoqëruar me eskortë nga autoritetet shqiptare. Sepse vjen gjithmonë dita e honorarëve.
Aktualisht Kurz nuk mban asnjë detyrë shtetërore, që të shoqërohet në mënyrë protokollare me eskortë. Përkundrazi, në Austri ai është politikisht i diskredituar dhe juridikisht me njollë penale.
Kurz u shkarkua nga Parlamenti austriak, pasi ministrat e tij u filmuan duke marrë lekë nga oligarkët rusë. Më vonë, zoti Kurz u dënua nga tribunali i Vjenës për dëshmi të rreme në shkallë të parë, por shpëtoi në apel.
Tashmë ai thotë se punon si konsulent për disa kompani të mëdha ndërkombëtare, mes të cilave fondin Mubadala, kompaninë shtetërore të naftës në Abu Dhabi, etj. etj. Herë pas here bën dhe ndonjë xhiro në Dhërmi.
Dhe ky nuk është i vetmi. Aty vjen Toni, vjen ai i Kroacisë, vijnë edhe sheikë.
Kështu që axhenda e pushimeve është e ngjeshur. Në pushimet e vogla të pritje-përcjelljeve kemi dhe ndonjë status për debatin që kanë hapur lehëqenët se pse Shqipëria nuk blen avionë që fikojnë zjarrin.
Po lehëqenët nuk e dinë se duhen bërë ca llogari. Dy avionë për fikjen e zjarreve i hëngri vila e Dajtit, plot 6 milionë euro e gjysmë.
Dy të tjerë kjo e Dhërmiut. Tani kemi rikonstruktuar dhe një aty tek Pallati i Brigadave, 5 milionë euro kjo. Po kemi Vlorën, kemi Kavalishencën e kështu me radhë.
Ndërkohë, nga Dhërmiu ku pret e përcjell këstexhinjtë, qeveria është në ballë të punës për të menaxhuar situatën e zjarreve. Lehëqenët le të vazhdojnë. Këstet nuk mbarojnë.
Por të paktën këta austriakët mund t’i sistemojnë me ata çunat e inceneratorëve. Që mos të na binte shumë rëndë, se nuk mbarohen.
Ah, kjo vilë e Dhërmiut ka dhe një veçanti. Kjo është ndarë gjithmonë mes Presidentit dhe Kryeministrit. Por Bajramit nuk i ka rënë rasti të bëjë ndonjë ditë pushim aty. Nuk e do vetë, more, jo se nuk e lënë.
Lini një Përgjigje