TAGS-AT E JAVËS

Forum19 Janar 2026, 18:44

Të jesh në anën e gabuar të historisë!

Shkruar nga Irena Beqiraj
Të jesh në anën e gabuar të historisë!
Donald Trump dhe Edi Rama

Çdo mendje e mençur europiane që kam lexuar saktëson që i vetmi europian që ka marrë ftesë personale është Blair.

Historia është një mësues i ashpër por i mirë. Ajo na mëson se politika e jashtme është si kënga e Nastradinit që qemanes i bie sot, por muzikën e dëgjon nesër .

Çdo lëvizje, pjesëmarrje, reagim matet mirë. Madje një politikan i mirë është ai që sheh atë që sot nuk duket . 

Ka dy ngjarje që po ndodhin në të njëjtën kohë edhe që po maten me kujdes nga vendet europiane anëtare të Natos.

E para bordi i Paqes i cili nuk është hartuar specifikisht për Gazën, por si një organ i përhershëm që pozicion veten në mënyrë të qartë si një alternativë ndaj institucioneve ekzistuese të OKB -së .

E dyta, çështja e Groenlandës. Mesa duket Tramp nuk dëshiron asnjë aleancë me Groelandën. Nëse  nuk e  blen atë  ai ka vendosur  të pushtojë  një vend sovran, një  veprim ky i kundërshtuar nga një shumicë e madhe amerikanësh (75 përqind sipas CNN, 86 përqind për Quinnipiac).

Rruga për në ferr shtrohet gjithmonë me qëllime të mira.

Ndaj edhe fillimisht u tha se kjo kishte të bënte me sigurinë kombëtare, sepse Arktiku, falë ngrohjes klimaterike të Polit të Veriut po bëhet një pjesë shumë më e diskutueshme e globit, me rrugë detare më të vlefshme dhe aktivitet ushtarak. Rusia dhe Kina i kanë sytë nga kjo. Dhe kështu duhet të bënte edhe Amerika .

Por Groenlanda është tashmë në NATO, dhe danezët dhe groenlandezët do të ishin më shumë se të lumtur që të gjitha bazat amerikane që dikur ishin atje të aktivizoheshin, aq më shumë nëse është e nevojshme. Në fund të fundit, danezët janë ndër anëtarët më të mirë të aleancës. Ato u angazhuan në luftërat në Afganistan dhe Irak, për shumë vite , me shumë viktima. Madje  Kur Gjermania dhe Franca refuzuan të dërgonin trupa për të shoqëruar SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar në Irak, parlamenti danez votoi për të mbështetur SHBA-në. Pra fjalë për fjalë danezët kanë dhënë jetën për amerikanët .

Këtë javë, Trump u përpoq të sugjeronte se nëse SHBA-të nuk e pushtojnë Groenlandën kundër dëshirës së popullit të saj, Rusia dhe Kina do ta bëjnë. Edhe kjo duket një arsyetim absurd. Nëse Rusia ose Kina do të kërcënonin sovranitetin e Groenlandës, NATO do të vinte në punë  Nenin 5. Kjo është arsyeja pse Rusia dhe Kina nuk e kanë bërë.

Pra, çfarë mbetet për të mbrojtur pushtimin e saj ? Disa thonë që  Trump dëshiron, të zgjerojë gjurmët e domenit të tij.  Trump dëshiron një Amerikë që duket më e madhe, në mënyrë që ai të mund të fitojë lavdinë.

Por as kjo si arsye nuk bind. Ndërsa me bordin e Paqes kërkon ti jap fund OKB-së, me anë të pushtimit të Groelandës  po kërkon që në mënyrë efektive ti japë fund Natos. Çdo sekondë që një aleat i NATO-s kërcënohet në këtë mënyrë, dëmton thellësisht aleancën dhe rrezikon rendin e të gjithë botës.

Ndërsa, vendet e NATO-s po bëjnë të qartë me shtimin e trupave në Groenlandë se një luftë në Groenlandën është një luftë kundër NATO-s dhe Neni 5 do të aktivizohet, Trump po shpallë shtimin e tarifave  për arsye krejtësisht të palidhur me tregtinë apo ndonjë emergjencë ekonomike të mundshme.

Kjo situatë imponon që vendet europiane anëtare të NATOS  të mos nxitohet për të shpallur pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, por të marrin kohë të vlerësojnë qëllimet, statusin, kushtet edhe kërkesat që do të imponojë kjo organizatë si dhe të qartësohet  qëndrimi i Trump ndaj NATOs .

Çdo mendje e mençur europiane që kam lexuar saktëson që i vetmi europian që ka marrë ftesë personale është Blair.

Që më shumë se 60 vende nëpërmjet liderave të tyre nuk janë ftuar në një event për merita të veçanta personale ku do të ndahen çmime apo dekorata, por në një organizatë e cila mund të destabilizojnë rendin aktual të paqes ndaj është një pjesëmarrje e cila duhet peshuar, vlerësuar,  pasi nga lehtësia e interesave të vogla të momentit mund të jenë në anën e gabuar të historisë!

edi rama trump bordi i paqes

2 Komente

  1. A
    Ana

    Shkrimi me I mire qe jam lexuar ne median shqiptare!

    1. K
      Krieministri Blendi Gonxhja

      Te drejte ka Irena por nuk pjerdh fashisti RamSali

      Lini një Përgjigje