
As Enver Hoxha s’ia la partinë gruas siç ia la Meta dhe Berisha vajzës!
Pas 34 vitesh ata s’kanë ndryshuar.
Bllokojnë rrugët si bagëtia kur zbret nga mali.
Ata nuk dinë të bëjnë asgjë në jetë, veçse t’i zënë rrugën, vendin e punës, pronën, hapësirën të tjerëve.
Ata kanë një parim: “Pushto dhe impono”.
Erdhën si barbarë dhe nuk i ndryshoi as leku, as pushteti, as fakulteti dhe as kryeqyteti.
Erdhën si inferiorë me një qëllim të pushtojnë pa ligj, pa rregulla çdo hapësirë të jetës.
Erdhën me synimin të imponohen.
Fillimisht shkatërruan çdo pronë publike dhe pasuri kombëtare: Fabrika, uzina, miniera, hekurudha, tragete, porte.
Pastaj vidhnin çdo gjë: Tela telefoni, shina treni, xhama, poça apo drita rrugësh, madje edhe kapakë pusetash të ujërave të zeza.
Janë po ato fytyra, nuk ndryshojnë.
Kanë rroba dhe makina të shtrenjta por janë në mendësi ata që i kanë shpallur luftë Amerikës, Anglisë, drejtësisë, gazetarëve, partive të reja dhe institucioneve.
Janë ata që vranë në bulevard sepse u dukej zyra dhe sheshi pronë e tyre.
Premtuan Europën por janë izoluar më keq se Enver Hoxha.
Erdhën në Shqipëri si parti e studentëve, qytetarëve dhe burgosurve politik.
Sot kanë mbetur parti e halabakëve, provincialëve dhe të burgosurve ordinerë.
Mos guxoni t’i kritikoni se do ju baltosin, nga nderi, nga familja me çdo intrigë që imagjinoni.
Ju kujtohet si shantazhonin ambasadorët me kaseta erotike? Ku i kanë? Pse nuk i nxjerrin?
E gjitha bota është e korruptuar nga Washingtoni deri më Romë, vetëm Meta dhe Berisha janë të ndershëm dhe fukarenj - thonë.
E keni parë që ata s’kanë as ide, as kauza, as projekt, as motiv, as organizim, as popull.
Realisht s’kanë më as parti dhe as koalicion
por thjesht dy familje që i drejtojnë një turmë.
As Enver Hoxha s’ia la partinë gruas si Meta
As Enver Hoxha s’ia la partinë vajzës si Berisha
Kjo është filozofia e tyre:
“Parti e Xanun”
“Tokë e Xanun”
“Pronë e Xanun”
“Rrugë e Xanun”
Lini një Përgjigje