Por si duket Rama ua di stilin këtyre drejtuesve të SPAK-ut dhe sa herë që ndryshojnë drejtuesit e SPAK-ut edhe Rama ndryshon ministrat e Drejtësisë duke vendosur ministër drejtësie një që të jetë nga “fshati” i drejtuesit të SPAK-ut që të mbajë komunikimet.
Pra Klod Braho si drejtues i SPAK-ut takon “subjektin” që SPAK-u ka objekt kryesor të punës së tij, një ministër të qeverisë dhe bëhet lajm i madh.
Kur e kërkon Fatmir Xhafa në emër të Parlamentit si kryetar komisioni SPAK-un të vijë në komision, këta bëjnë si të virgjër duke thënë që jemi pushtet më vete pa ditur që pushteti i tyre kontrollohet vetëm nga Parlamenti e jo nga qeveria.
Por si duket Rama ua di stilin këtyre drejtuesve të SPAK-ut dhe sa herë që ndryshojnë drejtuesit e SPAK-ut edhe Rama ndryshon ministrat e Drejtësisë duke vendosur ministër drejtësie një që të jetë nga “fshati” i drejtuesit të SPAK-ut që të mbajë komunikimet.
Kur ishte drejtues SPAK-u Altin Dumani nga qarku Dibër, Rama vuri ministër Drejtësie Ulsiun nga Dibra, tani që erdhi drejtues SPAK-u Klod Braho nga Potomi i Skraparit, pra i qarkut Berat, Rama hoqi Lamallarin dhe vuri ministër Drejtësie Toni Gogun nga qarku Berat.
Se këta prokurorët e Tiranës dhe mënder drejtuesit nuk ka nevojë të mbajnë kontakte nëpërmjet ministrave, ngaqë i thërret vetë natën si ushtarë në zyrë dhe u bërtet për Pand Carapulin meqë Pandi i ka bërë “peshqesh” vilën në Surrel.
Në vitin 2024, Plarent Ndreca ishte nën hetim nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”, lidhur me kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Më pas, në tetor 2024, SPAK e përfundoi fazën e hetimit dhe e mori të pandehur (pra çështja kaloi nga “nën hetim” në fazë akuze).____________ Shënim: Në një lajm të ditëve të fundit (prill 2026), përmendet qartë se Ndreca është “i vënë në akuzë për korrupsion” dhe paraqitet në procese gjyqësore si avokat në çështje të tjera, ndërkohë që vetë ka status penal aktiv.Plarent Ndreca është pranuar nga gjykata si avokat i Erion Veliajt. Në seancat e fundit në GJKKO, Veliaj është përfaqësuar nga Ndreca, madje edhe kur vetë nuk ka qenë i pranishëm. Ja kështu është katandisur Rilindja e hajdutëve, as avokat pa çështje penale nuk kanë, janë të gjithë mysybet! Këta japin edhe mend për drejtësinë nëpër medie të ndryshme.
https://pamfleti.net/anti-mafia/prift-deputeti-toni-gogu-miliona-nga-qielli-duke-iu-lutur-zotit-por-d-i272525