Në të gjithë Evropën, partitë e krahut të majtë janë mbështetëse të elitave, dhe mbrojnë stile jetese dhe modele që janë të papranueshme për të rinjtë...

Politikani i krahut të djathtë, George Simion, fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, pasi votimi i nëntorit 2024 u anulua për shkak të akuzave për ndërhyrjen e Rusisë. Simion, kreu i Aleancës për Bashkimin e Rumunëve (AUR), do të përballet në raundin e dytë dhe përfundimtar më 18 maj me kryetarin e bashkisë së Bukureshtit, Nicuşor Dan.
Simion mori rreth 40.96 për qind të votave, shumë përpara Dan, që mori vetëm 20.99 për qind. Nëse fiton, Simion do të jetë udhëheqësi i katërt konservator që do të ulet në Këshillin Evropian, pas Italisë, Republikës Çeke dhe Belgjikës, dhe do t’u bashkohej kryeministrave të tjerë që qeverisin me koalicione të qendrës së djathtë në Greqi, Gjermani, Poloni, Portugali, Finlandë, Suedi dhe Bullgari.
E majta (duke pasur parasysh se në Spanjë dhe Francë, bastionet e fundit të majta në Evropë, udhëheqësit aktualë janë në vështirësi të mëdha, dhe në sondazhe qendra e djathtë është dukshëm përpara) po kalon një krizë vlerash, identiteti dhe lidershipi, e cila po i bën të ndihen efektet e saj më të mëdha.
Dhe risia ndoshta më e rëndësishme, është ndryshimi i qasjes tek të rinjtë. Zgjedhjet evropiane të vitit të kaluar, ishin dëshmi e qartë e një tendence që ishte tashmë i qartë. Të rinjtë, të cilët tradicionalisht kanë qenë më të prirur të votojnë majtas, duket se kanë ndryshuar drastikisht 4 vitet e fundit.
Gjithçka dukej shumë ndryshe në vitin 2019, kur pjesëmarrja rekord midis votuesve të rinj, i u dha të Gjelbërve Evropianë (Aleanca e Lirë Evropiane, EFA) rezultatin e tyre më të mirë në zgjedhjet evropiane. Tani janë pikërisht të rinjtë, ata që i kanë braktisur të Gjelbrit dhe kanë votuar masivisht për partitë e qendrës së djathtë.
Ka disa arsye që e kanë nxitur këtë ndryshim rrënjësor të vizionit tek të rinjtë. Por të gjitha tezat, anojnë nga një aftësi më e madhe nga ana e partive të krahut të djathtë për të folur mbi problemet reale, që lidhen me sigurinë, migracionin, koston e jetesës dhe të ardhmen.
Probleme, për të cilat e majta duket se nuk po gjen zgjidhje të përbashkëta, pasi brenda vetes ka shumë përçarje mbi rrugën që duhet ndjekur për sfidat më të ndjeshme, siç janë për shembull emigracioni i paligjshëm dhe siguria relative e rrugëve në qytetet kryesore evropiane.
Ndërkohë, kriza e kostos së jetesës ka përkeqësuar shumë nga problemet serioze me të cilat përballeshin të rinjtë, përfshirë pagat e ulëta, tregjet e pasigurta të punës, pasigurinë e përgjithshme ekonomike dhe ndoshta më seriozisht, qasjen tek strehimi i përballueshëm.
Kriza në rritje e strehimit të përballueshëm në të gjitha vendet e Bashkimit Evropuian, e cila është shoqëruar me rritjen e çmimeve të pronave me një mesatare prej 50 për qind që nga viti 2015, i ka rrënjët terk ajo që Gertjan Wijburg i Universitetit të Utrechtit në Holandë, e përshkruan si “dominim në rritje i tregjeve financiare në sektorin e pasurive të paluajtshme”, teksa qeveritë kanë synuar gjithnjë e më shumë që ta zhvendosin strehimin tek sektorin privat përmes liberalizimit të tregjeve të pasurive të paluajtshme.
Ndryshimi rrënjësor nga çmimet e larta është rritja e ndjeshme e moshës mesatare të të rinjve që kanë në pronësi një shtëpi, duke përjashtuar një pjesë të madhe të atyre nën 35 vjeç, ndërsa ka krijuar kaos në sektorin privat të shtëpive me qira, që është tashmë i mbingarkuar.
Gjatë 10 viteve të fundit, një fluks masiv refugjatësh, fillimisht nga Siria dhe së fundmi nga Ukraina, ka ushtruar presion të mëtejshëm mbi stokun e kufizuar të banesave, duke i lejuar të djathtët ta ngatërrojnë çështjen e migracionit me krizën e strehimit.
Siç thotë studiuesi holandez i zgjedhjeve, Josse de Voogd, “shumë të rinj, veçanërisht ata të detyruar të jetojnë jashtë qyteteve gjithnjë e më të shtrenjta si Amsterdami, i janë drejtuar Partisë për Liri, e cila është islamofobe dhe anti-migracion”.
Ajo ishte partia më popullore midis votuesve të rinj holandezë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023. Ngjarjet gjeopolitike dhe dështimet e politikës së brendshme, i kanë sjellë padyshim dobi të djathtës, por popullariteti i saj në rritje midis votuesve të rinj pasqyron edhe mesazhin politik gjithnjë e më efektiv të lëvizjes, të artikuluar me mjeshtëri nga një brez i ri udhëheqëse, shumë të artikuluar në media dhe gjithnjë e më shumë gra.
Jordan Bardella i Tubimit Kombëtar në Francë dhe Alice Weidel e AfD-së në Gjermani, kanë përzier me mjeshtëri qëndrimet kufizuese mbi migracionin dhe “të drejtat e reja”, me një mesazh ekonomik që jehon me ankesat ekonomike dhe pasigurinë financiare të brezit të ri.
Alice Weidel, udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e kanë treguan veten si politikane të afta, dhe ngritja e tre grave në krye të partive kryesore të krahut të djathtë të Evropës nuk është pa lidhje me dëshirën e këtyre partive për të projektuar një imazh më të moderuar, veçanërisht midis votueseve të reja femra.
Së fundmi, sidomos në Evropën Perëndimore, e djathta ka arritur të detoksifikojë imazhin e saj duke minimizuar, edhe pse nuk i braktisur, qëndrimet e saj mbi komunitetin LGBTQ+ dhe të drejtat e grave, gjë që mund të largojë votuesit më të rinj.
Nga ana tjetër, partitë e krahut të majtë mbeten ende të ankoruara në gardhet e vjetra ideologjike në lidhje me çështjet e të drejtave, ndërsa në politikën ekonomike kanë braktisur paradoksalisht kërkesat e grupeve më të dobëta, duke u hapur më shumë ndaj elitave, aq shumë të urryera nga të rinjtë.
Dështimi i këtyre partive për të kuptuar ndryshimin e shqetësimeve të të rinjve nga të ashtuquajturat çështje të lëvizjes “Zgjohu”, drejt çështjeve më konkrete, vjen në një kohë kur pjesë të së majtës po fragmentohen në të gjithë BE-në, duke e bërë edhe më të vështirë tërheqjen e votuesve që tashmë janë të prirur ta braktisin atë.
Por në fund të fundit, lufta për votën e të rinjve mund të reduktohet kryesisht në një çështje risie. Në dallim nga partitë socialdemokrate, të gjelbra apo edhe komuniste, të cilat kanë qenë të gjitha pjesë e establishmentit politik evropian për dekada të tëra, e djathta ekstreme ishte lënë kryesisht e në periferinë e politikës së Evropës Perëndimore deri në fundin e viteve 2010.
Në fakt, në 7 vendet e BE-së ku partitë e krahut të djathtë janë aktualisht në qeveri, për shumicën e tyre kjo është hera e parë. Por kjo nuk do të thotë që kjo risi nuk mund të bëhet zakon, veçanërisht midis brezave të rinj më pak të zhgënjyer./Në shqip: Pamfleti
Lini një Përgjigje