
Metafora e Donald Lu, ishte një stilemë, pore dhe symbol. Ishte një concept politik për të treguar, se nuk duhet të ketë njerëz që janë të paprekshëm nga ligji.
Sot foli vetëm Romana Vlahutin, por gjasat janë që të flasë edhe Donald Lu. Dy ambasadorët e parë të SHBA e BE-së që përkrahën reformën në drejtësi në Shqipëri, e folën për të “ Të Paprekshmit”.
Madje Donald Lu, si një kinofil i njohur, e ilustroi idenë e tij me kryeveprën kult të Brian de Palma-s, ku luajnë pjesë nga ajka e artit të shtatë botëror. Bëhej fjalë për “Të paprekshmit”, ku tregohet jo thjesht historia e arrestimit, por e dërgimit në gjyq e më pas arritjes së rrëzimit të mburojës për një nga njerëzit më të fuqishëm të fillim shekullit-gangsterit të Cikagos, Al Kapones.
Metafora e Donald Lu, ishte një stilemë, pore dhe symbol. Ishte një concept politik për të treguar, se nuk duhet të ketë njerëz që janë të paprekshëm nga ligji. Kur e pyetën atë në atë kohë, ai përmendi emra baronësh krimi si Shullazi, Kanani e të tjerë, që sot duken shumë të vegjël, por në realitet nuk ishin të tillë. Ishin kozmosi kriminale që për vite nuk i prekte kush, e lidhnin marrëveshje me këto kishte pushtetin. Në shifra financiare ishin më të fuqishëm se biznesmenët konvencionale, e në media kishin lidhjet e tyre.
Në logjikë, Donald Lu, kishte të drejtë, edhe pse në mendje nuk kishte baronët e narkotrafikut. Pasi në një vend si Shqipëria, baronët e vërtetë janë lart, shumë lart.
Nga metafora kinematografike e Donald Lu-së, u tronditën vetëm dy vetë: Sali Berisha dhe Ilir Meta. Të cilët, jo vetëm që dolën kundër reformës në drejtësi, po nuk lanë gjë pa thënë ndaj dy ambasadorëve. Madje e ndoqën deri edhe në Kirgistanin e largët, kur Donald Lu-ja i shkretë ishte në punë e qejf të vet,
Ka një narracion nga njerëzit pro Berishës dhe Metës, për të treguar se logjika e reformës në drejtësi është sjellë nga Perëndimi në Ballkan për të hequr ata që ata i quajnë “kokorroçë”. Dmth që kanë mendimin e tyre. Por në fakt, si Berisha e si Meta nuk kanë pasur asnjë kundërshtim ndaj politikave perëndimore, vetëm kur aleatët kërkuan luftimin e korrupsionit.
Nga ana tjetër, të gjithë të akuzuarit, të arrestuarit, apo të dënuarit në Ballkan për korrupsion, asnjëherë nuk sulmuan drejtësinë, perëndimin e Ambasadorët. Ivo Sanader, Nikolla Gruevski etj, edhe pse u arratisën nga vendi, në thelb përballuan gjyqin me avokatët e tyre, derisa u dënuan. Pra një betejë e bënë, e nuk dolën kundër drejtësisë.
Berisha e Meta, janë të vetmit, që e quajnë këtë drejtësi, sit ë bërë për t’i dënuar ata. Po mirë, po pse nuk e përballojnë këtë drejtësi, kur në të shkuarën këtë e kanë bërë edhe anëtarët e Byrosë Politike të PPSH-së.
A kanë këta pasuri të madhe? Kanë! E kanë fituar në mënyrë të ligjshme? Ta shpjegojnë, në gjykatë. Por gjithë këtë zallamahi me zjarr e me bomba gjithë këto vite e kanë bërë që të mos vijë kjo ditë, ndaj u quajtën “Të Paprekshëm”. Në realitet Donald Lu e Romana Vlahutin nuk i përmendën fare, ër vetëm këtyre ju dogji miza nën kësulë e nuk lanë gjë pa i thënë atyre.
Po të ka faj Lulka?
Lini një Përgjigje