
Ftoj grupin parlamentar të PD që të bëjë denoncim në SPAK për këtë aferë të pistë dhe hapur të kundraligjshme nëse nuk kanë ndonjë “siklet” me BANKERSIN!
Kjo është një gjobë që drejtoria e doganës Fier ka gjobitur me 100 milion euro në datën 31 maj 2019 kompaninë BANKERS PETROL për kontrabandë ose 130 milion euro me kursin e sotëm dhe që kjo gjobë në kundërshtim të plotë me Kodin Doganor dhe çdo ligj të shtetit shqiptar nuk është paguar pasi është “falur” nga ministresha e financave në atë kohë Znj Anila Denaj sot ministreshë e Bujqësisë.
Kodi Doganor thotë qartë që çdo gjobë apo penalitet i organeve Doganore ankimohet në komisionin e Apelit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave pasi është paguar gjoba dhe pas vendimit të këtij komisioni mund t’i drejtohesh Gjykatës Administrative.
Por kompania BANKERS PETROL që prej 20 vitesh pra nga viti 2004 kur e kishin Kanadezet, më pas Kinezet nuk ka paguar dhe nuk paguan asnjë kokërr leku tatim fitimi megjithëse “grabit” çdo vit rreth 1.5 milion ton naftë bruto nga nëntoka shqiptare dhe realizon çdo vit rreth 400-500 milion euro të ardhura.
Herë herë e shohim në lajme tek tv të ndryshme qe jep ca “qindarka” për bashkinë Roskovec a thua se nafta si pasuri nëntokësore shqiptare është jonxhë që mbillet në tokat e fermerëve të Roskovecit.
E kam denoncuar disa herë publikisht këtë “falje” gjobe nga ministresha e financave Anila Denaj por ish hetuesi bastard i regjimit komunist Kraja qe u “zgjodh” në krye të SPAK-ut në dhjetor 2019 kishte prioritet autokombanjën Bektashin nga fshati Kozar i Kuçovës dhe Prof Dr Edvin Priftin sepse ja kërkonin me këmbëngulje zagarët e Sorosit që i shërbenin mafies farmaceutike ngaqë Prof Edvini foli hapur kundër vaksinimit për Covid -19 që koha tregoi se ishte një mashtrim i qelbësirave që drejtojnë botën.
Ftoj grupin parlamentar të PD që të bëjë denoncim në SPAK për këtë aferë të pistë dhe hapur të kundraligjshme nëse nuk kanë ndonjë “siklet” me BANKERSIN se me ministreshë Anilën nuk besoj që kanë.
Ftoj z.Dumani që të dërgojë dy gisht letër në drejtorinë e Doganës Fier dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganës për tu “informuar” në lidhje me këtë “bamirësi” që ministresha Denaj i ka bërë kompanisë BANKERS në qershor 2019.
130 milion euro të “falura” janë njëlloj si koncensionet e sterilizimit, dializës, laboratorëve dhe check up në Shëndetësi, si inceneratorët në Tiranë, Fier, Elbasan apo anijet e Bangladeshit që po kalben në det 3 vite rresht pa u ndezur kurrë dhe marrin rreth 80 milion euro nga taksat e shqiptarëve.
Lini një Përgjigje