TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Nëntor 2024, 13:50

Kur Edi Rama e shpalli “kërcënim për njerëzimin” Presidentin Donald Trump?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Kur Edi Rama e shpalli “kërcënim për njerëzimin”
Donald Trump dhe Edi Rama /

Dimri i pas 20 janarit, a do i ngrijë krimbat e regjimeve renegate, që në të tashmen janë rreshkur në zjarrin e panikut?!

Presidenti Donald Trump është shpallur nga Edi Rama si “kërcënim për njerëzimin” dje, jo sot.

Në kohën e tashme është ethe, në të ardhshmen eshkë.

Ka marrë flakë Kina, janë mbuluar me tym Rusia dhe Lindja e Mesme, është zbythur Babloku ynë e fshehur pas Sali Berishës që ende digjet në Ferrin ku e futi Shën Thomai i FBI-së.

Babloku nuk e besonte se Trump do të ringjallej.

E veçanta është, se ky nuk i ngjan Shën Thomait ky. Është i përulur, dinak, i lëpin edhe plagët Jezusit amerikan.

Betohet se do të zëvendësojë veset e veta, me visare të pa shkelura nga koha e hajdutëve antiamerikanë të këtyre anëve. 

E shihni si janë tharë luleshtrydhet, mollët e dardhat e fshatit tonë, sa prokurorët e gjyqtarët e financuar nga Fondacioni Soros janë tmerruar nga vërshimi i politikave globale?!

Pak t’i fërkosh, ndizet zjarr i madh, digjen të tërë.

Babloku është përcëlluar prej vlerave të kësaj vjeshte që lindi pranverën e proverbit, “Amerika nuk do të ketë miq asnjë antiamerikan”.

Po dimri i pas 20 janarit, a do i ngrijë krimbat e regjimeve renegate, që në të tashmen janë rreshkur në zjarrin e panikut?!

Sado i sofistikuar është tuneli i Surrelit, ku Babloku ka fshehur kafshën e shpirtit, postulatin; “Donald Trump është rrezik për njerëzimin”, sperma e Aleks Soros nuk gjen vezore askund për t’u pjalmuar.

Kina u distancua nga Soros, se nuk ka interes të mos jetë në një mëndje me administratën e re të Shtëpisë së Bardhë.

Bashkë me gjithë milionerët me të vjedhur, duhet të dalësh një xhiro nga pazari i peshkut, se maçokët kanë rrethuar SPAK-un e mjaullijnë, duam peshk të madh...

Olsi është në rrjetë.

I madh e i vogël e kanë kuptuar pse Edi Rama e ka shpallur “kërcënim për njerëzimin” Presidentin Donald Trump dje, dhe pse sot, lëpin çdo prapanicë pazarllëku./Pamfleti

edi rama presidenti trump kërcënim për njerëzimin

Lini një Përgjigje